E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

S’ka vështirësi ekonomike për këto 3 shenja, nuk ngelen kurrë pa para

Ndryshe nga 9 shenjat e tjera që shpeshherë e gjejnë veten në vështirësi ekonomike, dhe pa një dyshkë në xhep, Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi jo vetëm që nuk kanë probleme të kësaj natyre, por edhe arrijnë të kursejnë.

Demi

Personat që i përkasin kësaj shenje janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër. Nuk kanë nevojë as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Demët nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj dhe zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave, dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepin bosh.

Virgjëresha

Paraja dhe Virgjëresha kanë një marrëdhënie utilitare: Virgjëresha përdor paratë, por edhe paratë e përdorin Virgjëreshën. Janë shumë të moderuara kur bëhet fjalë për të bërë blerje të reja apo shpenzuar sasi të konsiderueshme për veshjet, udhëtimet etj. Natyra detajiste dhe perfeksioniste bën që të mos bien lehtë në kurthin e uljeve apo blerjeve të çmendura. Kursejnë shumë, por njëkohësisht kënaqin nevojat e tyre të së tashmes.

Bricjapi

Kjo shenjë është një ndër më punëtoret e të gjithave. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund t’u kanoset. Ata punojnë fort, dhe mendojnë për ditë të vështira. Nuk shpenzojnë asnjëherë për gjëra pa vlerë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...