E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

“S’ka nevojë për leje!”- Gjykata Kushtetuese i hap rrugën protestave

Hapet rruga për protesta pa marrë leje nga policia. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar shprehjen “për të marrë leje nga organi kompetent” lidhur me organizimin e grumbullimeve të personave në sheshe ose vende të kalimit publik. Deri përpara këtij vendimi parashikohej dënim me gjobë ose burg deri në një vit, për organizatorët që shkelnin kushtet sa i takon lejes. Vendimi i Kushtetueses vjen pas kërkesës së Gjykatës së Apelit Shkodër që kërkoi shpalljen antikushtetues të konsiderimit vepër penale të tubimeve dhe protestës pa marrë leje te organet kompetente.

Ky ankim i gjykatës është depozituar prej 28 janarit, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka dhënë verdiktin dje në 4 maj. Në shpjegimin e dalë nga Gjykata Kushtetuese, thuhet se pas hqyrtimit u vendos:

Pranimi i kërkesës.

Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.

Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Çfarë parashikohej për grumbullimet

Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Lexo edhe :   BE-Franca kundër Ruçit/ Kuvendi reflekton me vonesë, fton gazetarët në takim

Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Lexo edhe :   BE-Franca kundër Ruçit/ Kuvendi reflekton me vonesë, fton gazetarët në takim
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...