E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

S’ka më sekrete, zbulohen tre personazhet e parë të “Big Brother VIP”

Hygerta Sako, këngëtarja e muzikës popullore Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother” Vesel Kurtishaj janë deri më tani tre personazhet e konfirmuar të “Big Brother VIP” në Top Channel.

Gjatë këtij sezoni, në shtëpinë e “Big Brother” do të jenë njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme. Duke iu referuar burimeve të “Panorama Plus”, thuhet se drejtuesit e formatit kanë hyrë në bisedime edhe me këngëtaren Bleona Qereti, por ajo nuk ka pranuar për shkak të pagesës së ofruar.

Pritet që emrat e tjerë të zbulohen së shpejti, në formatin që i është besuar Arbana Osmanit dhe që do të ketë për regjisor partnerin e saj, Eduart Grishaj.

.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...