E shtunë, 31 Korrik, 2021
25.5 C
Tirana

S’ka më pritje, rikthehet “Big Brother”. Ja kur do fillojë

U bë një kohë e gjatë që publiku nuk po ndjek “Big Brother Albania”. Në ato vite të arta, publiku kishte të gjithë vemendjen, duke pritur jetesën brenda mureve të shtëpisë më të madhe në Shqipëri. Shpesh herë, moderatorja Arbana Osmani është pyetur nga ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale, nëse do rifillonte “Big Brother”.

Por duket se pritjes së gjatë i ka ardhur fundi. “Top Channel” do të rikthejë në ekran reality shoë-n “Big Brother Albania”, i cili do të mbahet në ambientet e studiove të reja “Nova”, ku është ndërtuar shtëpia e konkurrentëve. Për të gjithë ju që jeni të interesuar për tu bërë pjesë e këtij formati, do ju duhet të prisni edhe pak. Pasi ndryshe nga edicionet e shkuara, pjesëmarrës do të jenë vetëm VIP-at. Shumë shpejt do të nisin audicionet për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Njoftimi

“Big Brother Vip’ vjen në Top Channel/ Së shpejti nisin audicionet për banorët e shtëpisë. Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj.
Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme. Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e “Big Brother Vip” te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore”, thuhet në njoftim.

 

View this post on Instagram

 

Pyetja e cila na lind krejt natyrshëm është nëse do ta moderojë Arbana apo dikush tjetër?! Faktori kohë do e tregojë edhe këtë gjë….Ne s’na mbetet gjë tjetër, veçse të presim!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tërmet me magnitudë 6.1 në Peru, dhjetra të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 tronditi bregdetin verior të Perusë. Qendra Sizmologjike Kombëtare, njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 36...

U largua nga Partizani, ja sa do të fitojë Jurgen Bardhi në Turqi

Jurgen Bardhi ka finalizuar transferimin e tij në Turqi. Mesfushori 23-vjeçar e ka mbyllur aventurën te Partizani dhe ka firmosur me klubin e Tuzlaspor,...

U kap duke puthur sekretaren/ Ish-ministri britanik largohet nga shtëpia

Ish-ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, ka dalë nga shtëpia pas zbulimit të skandalit seksual me sekretaren e tij, Martha. Prestigjozja britanike,...

Pritet riatdhesimi i 14 fëmijëve dhe 5 grave nga kampi famëkeq i Sirisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën nga Bejruti se 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptare ishin shpëtuar nga kampi famëkeq Al Hol në Siri...

Ndryshimet klimatike, 22 gigaton akull shkrihen brenda një dite

Ndërsa ndryshimi i klimës po shkakton temperaturat e larta në të gjithë Arktikun, Groenlanda humbi një sasi të madhe akulli, shkrirja e të cilit...