E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira në hartimin e Planit Lokal të Veprimit mbi Zhurmat për Bashkinë e Tiranës, tha se s’do jepen më leje për lavazhe, servise makinash, disko e gomisteri poshtë pallateve. Ai njoftoi se në blloqet e banimit në Tiranë, nuk do të jepen më leje zhvillimi aktivitetesh që gjenerojnë zhurmë, përfshirë edhe lavazhet e serviset e makinave, ku duhet që të jenë larg zonave të banuara.

“Para 6 vitesh nuk e mendonim se do vinte dita kur në Tiranë do të flisnim edhe për tema të ndotjes akustike. Por, kur dëgjon se po diskutojmë sot të njëjtën temë që diskutohet edhe në vendet perëndimore, ky është lajm i mirë.

Lajmi i keq është se me ndotjen akustike ne kemi një raport tolerance ekstreme. Ndonjëherë, kemi sjellje dramatike, thuajse apokaliptike, për gjëra thellësisht banale të një mungese durimi ndaj dikujt që po kalon vijat e bardha, apo ndaj dikujt që kur ndizet semafori i biem borisë që të lëvizë makinën. Kjo duhet të ndryshojë dhe jam i sigurt se përveç sensibilizimit, do duhet të shikojmë edhe disa rregullime të tjera”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se për një kryeqytet europian, nuk mjafton pastrimi fizik dhe ka ardhur koha të nisë edhe pastrimi akustik. “Do jemi Bashkia e parë që do plotësojë vakuumin që kemi me lejet e tipit C – pra, do të emetojmë një leje bashkiake për ushtrim aktiviteti, për ku dhe në çfarë zone, gjë që me shumë gjasë do bëhet etalon edhe për Bashkitë e tjera.

Lexo edhe :   Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri drejt 63-vjeçarit

Nuk do të lejojmë dhe nuk do të japim më leje për lavazhe poshtë pallatit; nuk do të lejojmë më servise e gomisteri poshtë pallatit; nuk mund të ketë disko poshtë pallatit. Duhet të kuptojmë se po drejtojmë një qytet ku, siç është rritur vlera e pronës nga pastrimi fizik, ashtu do vazhdojë t’i rritet vlera pronës edhe nga pastrimi akustik”, nënvizoi Veliaj.

Lexo edhe :   Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri drejt 63-vjeçarit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...