Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

S’ka më dilema/ SHBA ndërpret programin e avionëve F-35 për Turqinë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
S’ka më dilema/ SHBA ndërpret programin e avionëve F-35 për Turqinë

Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35. Vendimi, i njoftuar të mërkurën, vjen si përgjigje ndaj blerjes nga Turqia të sistemit rus S-400 për mbrojtjen nga raketat. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se pranimi i sistemit S-400 nga Turqia minon angazhimet e saj ndaj NATO-s.

Por zyrtarët gjithashtu thanë se Turqia mbetet një partnere strategjike e rëndësishme dhe se bashkëpunimi në fushën e sigurisë do të vazhdojë. Në Turqi, zyrtarët reaguan duke thënë se kompanitë turke të mbrojtjes mund të përballen me humbje të përkohshme, por do të dalin më të forta në të ardhmen. Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë vjen vetëm disa ditë pasi në Turqi arriti dërgesa e parë e sistemit S-400. Pjesë të sistemit rus të mbrojtjes arritën nga ajri në një bazë ushtarake pranë Ankarasë, të premten, duke vulosur marrëveshjen që Uashingtoni e kishte kundërshtuar.

Zyrtarët e Pentagonit thanë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar anëtarët e NATO-s për pasojat. “Blerja nga Turqia e sistemit S-400 është në kundërshtim me angazhimet e saj ndaj NATO-s dhe do të ketë ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet e Turqisë me aleancën”, tha Ellen M. Lord, Nënsekretare e Mbrojtjes.

Presidenti Donald Trump fajësoi administratën e mëparshme amerikane për faktin që refuzoi t’i shiste Turqisë raketa Patriot, duke e detyruar aleaten e vjetër që të kërkonte diku tjetër: “Është një situatë shumë e vështirë në të cilën ndodhen turqit, por edhe ne Shtetet e Bashkuara”. Turqia ka qenë kontribuese financiare për programin e avionëve F-35. Disa pjesë të tyre janë prodhuar në Turqi dhe një numër pilotësh turq janë trajnuar në Shtetet e Bashkuara për përdorimin e këtyre avionëve. E gjithë kjo tani po ndërpritet nga shqetësimet se një sistem rus në Turqi do t’u mundësonte teknikëve rusë të mblidhnin informacione mbi sistemin e avionëve të padiktueshëm nga radarët.

“Vendimi i Turqisë është për të ardhur keq, por garantimi i sigurisë dhe integritetit të programit F-35 dhe kapacitetet që ai do t’u ofrojë partnerëve tanë, mbeten përparësia jonë kryesore”, thotë zyrtari i Pentagonit, David Trachtenberg. Ka gjithashtu shqetësime se marrëveshja e Turqisë me Rusinë mund të minojë forcën dhe unitetin e NATO-s. Zyrtarët e Pentagonit thanë të mërkurën se Turqia mbetet një aleate e rëndësishme e SHBA dhe NATO-s. “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mjaft marrëdhëniet tona strategjike me Turqinë, që mbeten të pandryshuara”, tha zoti Trachtenberg.

Turqia është anëtare e NATO-s prej më shumë se gjashtë dekadash. Por ajo është larguar pak nga pak nga aleatët e saj perëndimorë që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016 kundër presidentit autoritar të vendit Rexhep Tajip Erdogan.Grushti i dështuar solli më pas arrestimin e qindra ushtarakëve turq që kishin marrëdhënie të ngushta me partnerët e NATO-s.

Tags: avionDilemaprogramSHBA

TË LIDHURA

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

18:28 | 14/07/2025
Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

14:17 | 14/07/2025
Rrëzimi i Air India, drejtori: Ende pa shkaqe të qarta, s’duhen përfundime të nxituara
Bota

Rrëzimi i Air India, drejtori: Ende pa shkaqe të qarta, s’duhen përfundime të nxituara

13:17 | 14/07/2025
Next Post
Grindja SHBA-Turqi pёr shkak tё sistemit rus tё raketave

Grindja SHBA-Turqi pёr shkak tё sistemit rus tё raketave

Futbollistja shqiptare, blerja e parë e Real Madrid për ekipin e femrave

Futbollistja shqiptare, blerja e parë e Real Madrid për ekipin e femrave

Investigimi/ AKU bllokon produkte ushqimore, supermarketet vijojnë t’i shesin

Investigimi/ AKU bllokon produkte ushqimore, supermarketet vijojnë t'i shesin

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

by mirseda
20:41 | 14/07/2025
0

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do...

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com