E premte, 10 Prill, 2020
20 C
Tirana

“S’jemi para një ububuje, s’duhet të na ndodhin katastrofat”, Rama i vë afat Manastirliut

loading...

Për të përballuar çdo rritje të papritur të numrit të të infektuarve, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se një spital i ri do ndërtohet për luftën kundër koronavirusit. Ai u shpreh se spitali është me rëndësi të përfundojë brenda 30 ditëve, ndërsa bëri thirrje që spitalet COVID-19 të mos kenë shumë ngarkesa.

“NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK”, shkruan Rama në Facebook.

Sfida e qeverisë është që brenda 30 ditëve, por edhe më herët, të ndërtohet struktura e re që do të përshtatet si spital-karantinë, e vendosur në një godinë rezidenciale.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se në skenarin e parë, të dytë, e të tretë janë spitalet në QSUT dhe ai i Sanatoriumit, por kjo strukturë do shërbejë për pacientët që janë drejt shërimit dhe në gjendje më të mirë shëndetësore.

“Kjo do shërbejë si një spital karantinë me asistencën baze mjekësore, organizim i ri që ka shërbyer si strukturë rezidenciale tani. Do ketë 80-100 shtretër të parë, kati i parë do shërbejë për veshje e zhveshje të personelit, reanimacion për shërbimet bazë, do ketë edhe një njësi që do shërbejë si reanimacion të vogël”.

Rama: Mbase nuk vjen nevoja, por ne duhet të jemi të përgatitur për çdo lloj zjarri.

Manastirliu: Çdo kat do ketë strukturë infermierike, farmaci, imazheri bazë, radiografi të lëvizshme, për personat që nuk kërkojnë shërbimin e një spitali tipik, por që janë në fazën e shërimit. Kampus tipik që mund të përshtatet edhe në planin afatgjatë”.

Rama: Për sa kohë?

Manastirliu: Sot ju kryeministër merrni vendimin për ta marrë në dispozicion, e për të nisur procedurat ligjore, brenda 20 ditëve do nisim punën. Kemi mundësi me kapacitetet tona të përballojmë një muaj sipas projeksionit që kemi bërë, kjo është për skenarin e katërt.

Rama: Sfida është për 30 ditë ta bëjmë spitalin. Procedurën mund ta bëjmë edhe më shpejt se jemi në luftë, por sfidën e kemi për 30 ditë. Nëse e bëjmë spital për 30 ditë e kemi mundësi të fillojmë lehtësimin, s’kemi pse mbajmë në spitalin e vijës së parë atje njerëz që janë në kushte të mira shëndetësore. E dimë që s’jemi përpara një ububuje, por s’duhet ta lejojmë të na ndodhin katastrofat që u kanë ndodhur të tjerëve”.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Babai i Rihanna-s infektohet nga koronavirus, ja si e ndihmoi ajo

Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, ka rrefyer se kishte pasur frikë për jetën e tij pasi luftoi me koronavirusin. 66-vjeçari falenderoi vajzën e tij për...

Pse disa vende preken me shumë nga COVID-19? Kërkuesit bëjnë zbulimin e madh

E dini arsyen pse në disa vende vdesin më shumë njerëz nga koronavirusi? Studiuesit belgë e kanë gjetur një shpjegim. Ndonëse e gjithë bota...

Plagosja në Tiranë/ Kush është i kërkuari që pati përplasje me punonjësin e ‘Shqiponjave’

Policia ka përcjellë detajet lidhur me plagosjen sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Sitki Çiço", në afërsi të një shkolle. Por si...

Shpikja e radhës/ Një pajisje për të hapur derën pa e prekur

Në këtë periudhë pandemie që po jetojmë, mbajtja e higjienës është kushti themelor për të mos u infektuar. Për shumë persona është vënë re...

Paketa e ndihmës financiare e FSHF, ja kush do të përfitojë 300 mijë lekë të vjetër si shpërblim

Nëpërmjet një vendimi të bërë publik ditën e djeshme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT