Situata vijon të jetë shqetësuese në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona nga koronavirusi ndërsa janë konfirmuar 72 raste të reja.
“Një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë”, njofton Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.
“U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit”, apeloi Dr. Rovena Daja.
Raportohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/305511594168335/