“Situata është jashtë kontrollit”, Berisha: Qeveria po manipulon shifrat

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme në një lidhje skype me “Tempora”, se situata në Shqipëri me pandeminë është tejet e rendë, ndërsa akuzon qeverinë me manipulimin e shifrave.

Sipas Berishës, sot situata është jashtë kontrollit. Ai tha më tej se shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve janë më të larta, ndërsa ka skenarë për fshehjen e kësaj situate.

“Kam dëgjuar media që ka manipulime të të vdekurve në Serbi, por siguroj publikun se në Shqipëri janë më të mëdha këto manipulime. Sado që u manipuluan shifrat, kanë qenë shumë më të larta, si në vdekje, si në infektime, duke kufizuar testet.

A i keni dëgjuar komunikatat e tyre, thonë që ishte me Covid dhe vdiqën nga një sëmundje tjetër. Por nëse nuk i shtyn Covidi, ata mund të jetojnë me vite. Tani nuk çel gojën ai që thoshte se do na grijë si mish qeni dhe do të kishte 18 mijë të vdekur. Sot situata është jashtë kontrollit”, përfundoi ai.