E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

“Situata është alarmante”, Vuçiç paralajmëron rikthimin e orës policore

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se dëshiron që gjatë fundjavës të kthehet ora policore në vend.

Por ky sipas tij, nuk është një vendim që merret nga ai por Shtabi i Krizës. Kreu i shtetit serb paralajmëroi gjithashtu se duke filluar nga data 8 korrik, çdo tubim publik me më shumë se 5 persona do të ndalohet në Beograd.

“Gjendja është alarmante”, tha Vuçiç, duke shtuar se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë.

Presidenti Vuçiç njoftoi për ndërtimin e dy spitaleve të improvizuara me kapacitet deri në 1 mijë shtretër. Aktualisht në Serbi ndodhen rreth 4 mijë pacientë me koronavirus të shtruar në spital.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan edhe 13 viktima, teksa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 330.

Ndërkohë, rreth 300 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit, duke e çuar në 16,719 numrin total të rasteve të konfirmuara në vend.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...