Pas një periudhe të gjatë me përhapje të lartë të virozave dhe gripit, situata duket se po shkon drejt përmirësimit. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm, me rreth 2 mijë raste më pak gjatë muajit shkurt.
Pavarësisht kësaj rënieje, ekspertët vijojnë të këshillojnë qytetarët të marrin masa mbrojtëse, duke përfshirë vaksinimin kundër gripit si mënyrën më efektive për parandalimin e komplikacioneve. Mjeku Artan Simaku thekson rëndësinë e konsultimit me mjekun e familjes dhe paralajmëron kundër përdorimit të antibiotikëve pa recetë.
“Vaksinimi mbetet një masë e rëndësishme mbrojtëse, edhe pse jemi në shkurt. Po ashtu, qytetarët duhet të shmangin vetë-mjekimin dhe të drejtohen te mjeku i familjes për këshillim. Nëna me fëmijë të vegjël duhet të evitohen vizitat e panevojshme në urgjencë,” tha ai.
Aktualisht, në qarkullim janë disa lloje virusesh, me dominimin e gripit të tipit A dhe B, përfshirë nëntipet AH1N1 dhe AH3N2. Gjithashtu, po qarkullon edhe virusi sinsincial, që prek kryesisht fëmijët e vegjël, si dhe raste sporadike të Covid-19.