Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian, në pallatin e Brigadave ku ka diskutuar për situatën e tensionuar politike në vend.
Takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama.
Mësohet se gjatë një takimi prej 2 orësh, Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, si dhe u ka sqaruar edhe arsyet se pse çuan në marrjen e vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve.
Kryeministri Rama nga ana tjetër vazhdon të mos e pranojë këtë dekret kushtetues të Presidentit të Republikës, i cili ka fuqi ligjore pasi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.
Vetëm pak orë më parë kreu parlamentar i PS-së, Taulant Balla deklaroi se një kërkesë me 55 firma të deputetëve të PS ishte depozituar në Parlament, për shkarkimin e Metës.