Situata me zjarret në vend është vërtetë kritike, teksa vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 25 vatra zjarri.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kërkuar ndihmë nga Greqia dhe Italia për shuarjen e flakëve. Konkretisht, Bushati ka kontaktuar me homologun e tij grek Kotzias duke siguruar mbështetjen e menjëhershme, më pas ka kërkuar ndihmë edhe nga homologu i tij italian, Angelino Alfano.
Pritet të mbërrijnë 2 avionë zjarrfikës nga Korfuzi për t’u ardhur në ndihmë zjarrfikësve shqiptarë, ndërsa mësohet se sonte nga Italia do të nisen avionët e tyre zjarrfikës nga Puglia.