E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Simptomat/Skënder Brataj tregon si të dallojmë Covid-19 nga virozat e stinës

Me ardhjen e stinës së vjeshtës shfaqen dhe virozat e shumta që kjo stinë mbart me vete. Të gjitha grupmoshat preken nga bllokimi i hundëve, temperatura, kolla dhe komplikacionet e tjera që sjell kjo periudhë e vitit. Zakonisht virozat shfaqen me kollë, që mund të jetë me sekrecione dhe pa sekrecione, lodhje, pafuqi, anoreksi apo djersë.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar dallimet dhe ngjashmëritë midis virozave të stinës dhe koronavirusit. Brataj ka renditur simptomat e gripit dhe të ftohjes, në mënyrë që pacienti të bëjë dallimet me simptomat e koronavirusit.

Statusi

VIROZAT, NGJASHMËRITË DHE DALLIMET MIDIS TYRE

Epidemia nga Sars-Cov2/Covid-19 vazhdon të jetë prezent prej shtatë muajsh duke u përditësuar çdo ditë mbi gjendjen e saj. Ndërkohë po mbërrijnë virozat e stinës të cilat kanë shumë ngjashmëri dhe dallime midis tyre.

Për këtë arsye le të flasim se si duhet të veprojmë në rastin e shfaqjes së sëmundjeve me shkaktarët përkatës.

Le të fillojmë me Ftohjen(Rrufën) që është tipike e kësaj periudhe dhe Gripin që po ashtu është drejt mbërritjes.

Për të pasur idetë e qarta le të kthjellohemi që në fillim që pika e parë është kontakti me MJEKUN.

Së dyti le të shohim dallimet midis tyre për tu orientuar më shpejt se kush mund të jetë shkaktari gjendjes tonë SHËNDETËSORE.

Sot po flasim për dallimet midis RRUFËS DHE GRIPIT për të vazhduar më tej me ngjashmëritë dhe dallimet midis GRIPIT DHE COVID-19.

Këto ngjashmëri dhe dallime i kemi përmbledhur në tabelën e mëposhtme:

VIROZAT, NGJASHMËRITË DHE DALLIMET MIDIS TYREEpidemia nga Sars-Cov2/Covid-19 vazhdon të jetë prezent prej shtatë…

Publiée par Skender Brataj sur Jeudi 1 octobre 2020

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...