E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Simptomat paralajmëruese të leuçemisë

Megjithëse leuçemia nuk ka ndopnjë shenjë apo simptomë specifike, sërish ka disa shenja paralajmëruese që nuk duhen injoruar nga askush. Sipas mjekëve, shumica e qelizave të kuqe që trupi prodhon vijnë nga palca e kockave – një substancë dhjamore që gjendet në sasi të lartë tek fundet e kockave. Te personat që vuajnë nga leuçemia, një nga këto qeliza të reja të gjakut pëson “transformim” malinj si pasojë e mutacioneve gjenetike të ndryshme që ndodhin në ADN-në e saj. Më pas ajo fillon të shumëfishohet dhe këtu fillon të zhvillohet dhe sëmundja.

Ka disa nënlloje të leuçemisë, që janë të përcaktuara nga lloji i qelizave të gjakut që janë kthyer në kancerogjene si pasojë e mutacionit gjenetik. Simptomat e para me të cilat shfaqet sëmundja përkojnë edhe me shumë gjendje të tjera shëndetësore, prandaj nuk mund të thuhet me bindje të plotë që kjo simptomë i përket sëmundjes së leukemisë. Megjithatë, ka disa simptoma që fillojnë të shfaqen tek personat që vuajnë nga llojet më të zakonshme të leuçemisë.

 Lëkurë e zbehtë

Me zhvillimin e leuçemisë qelizat e gjakut të dëmtuara nga kanceri fillojnë të pushtojnë palcën e kockave, prandaj bëhet më e vështirë zhvillimi i qelizave të shëndetshme. Duke qenë se janë më pak qeliza të shëndetshme, personi fillon të zhvillojë anemi, që çon në zbehje të lëkurës. Anemia mund të shkaktojë gjithashtu ndjesinë e të ftohtit në duar dhe këmbë gjatë gjithë kohës

Infeksione ose temperatura e lartë

Qelizat e gjakut janë një komponent shumë i rëndësishëm i sistemit imunitar. Nëse nuk jeni në gjendje të mirë shëndetësore, si në rastin e personave me leuçemi, jeni të predispozuar të sëmureni më shpesh. Infeksionet dhe temperatura e lartë janë ndër simptomat më të zakonshme që hasen tek personat që vuajnë nga leukemia.

 Vështirësi në shërimin e plagëve

Nëse një prerje ose gërvishtje e lehtë merr shumë kohë për t’u shëruar, ose ju mavijoset shpejt lëkura, këto simptoma mund të paralajmërojnë për një “transformim” të qelizave të gjakut të lidhur me leuceminë. Njollat e kuqe të vogla në lëkurë – një gjendje e njohur si petechiae – mund të shkaktohen gjithashtu edhe nga leuçemia.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....