Simon Rex: Më ofruan para për të gënjyer për marrëdhënien me Meghan Markle

Simon Rex tha se disa tabloide britanike kontaktuan me të dhe i ofruan shuma të mëdha parash për të gënjyer për marrëdhënien e tij me Meghan Markle.

Aktori 45-vjeçar tha se ai kurrë nuk ka pasur dicka me Meghan, thjeshtë kanë dalë njeherë për drekë.
“Asgjë nuk ndodhi. Asnjëherë nuk u puthëm. Ne dolëm vetëm një herë,” tha Simon në podcast Hollywood Raw. “Ajo ishte dikushi që kisha takuar në një shfaqje televizive me te cilen hëngra një drekë. Kjo ishte e gjitha.”

“Kur ky lajm doli, disa tabloide britanikë ofruan të më paguanin shumë para për të thënë një gënjeshtër , që ne në fakt u lidhëm. Unë i thashë jo shumë parave, sepse nuk ndihesha mirë duke gënjyer “- perfundoi ai.

Simon është më i njohur për rolin e tij në Scary Movie franchise dhe ka marë pjesë në shfaqje si “Jack & Jill” dhe “What I Like About You”. Ai dhe Meghan morën pjesë në një shfaqje televizive të quajtur Cuts në 2005.