Aktualitet

“Silleni Alvin Berishën në shtëpi”/ Këshilli i Lombardisë thirrje qeverisë italiane


               Publikuar në : 13:17 - 23/10/19 Enno

Këshilli Rajonal i Lombardisë ka miratuar unanimisht një mocion, përmes të cilit i kërkon qeverisë së Italisë që të bëjë gjithçka për të kthyer në Itali vogëlushin shqiptar, Alvin Berisha. Ky i fundit ndodhet i vetëm në një nga kampet e tmerrshme të Sirisë.

Në Këshillin Rajonal të Lombardisë çështja iniciua nga këshilltarja e Forza Italia, Paola Romeo, ndërsa të gjithë u pajtuan me kërkesën e saj.

“E pamundur të mos prekesh nga një histori e tillë. Ne po flasim për një fëmijë që ka lindur dhe rritur në zonën tonë. Alvini gjendet i vetëm në mes të një lufte tjetër, që mund të lërë shenjë të thella. Institucionet kanë detyrën të veprojnë, duke i mundësuar të voglit rikthimin në Itali pranë familjes. I kërkojmë qeverisë të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për t’i dhënë shtetësinë italiane Alvinit të vogël, familja e të cilit është plotësisht e integruar në shoqërinë lombarde. Përparësia e Rajonit të Lombardisë është rikthimi i Alvinit në shtëpi, ku e presin njerëz që e duan”-tha ajo, shkruajnë mediat italiane.

Historinë e trishtë të 11-vjeçarit shqiptar e transmetoi emisioni investigativ italian ”Le Iene”, ndërsa i ati arriti që ta takonte në kamp, por nuk e lejuan të qëndronte, pasi prezenca e tij mund të paraqiste rrezik.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT