Për Real Madrid stadiumi i Dortmund “Signal Iduna Park” është kthyer në ‘mace të zezë” që nga 2009 e largët. Ekipi i madritit në katër vizitat e fundit që ka bërë në Dortmund nuk ka arritur të marrë asnjë fitore, por vetëm një barazim të marrë vitin e kaluar. Kjo përballje do të jetë më e vështirë për ekipin e Zidane, pasi nuk janë duke kaluar një formë të mirë në LaLiga.
Por pavarësisht formës Real Madrid është një ekip që ka bërë historinë në Champion League duke e dërguar në shtëpi këtë trofe 12 herë. Kjo do të thotë se pavarësisht formës në kampionat, kur luan në Cjampions ekipi ka fytyrë tërtër. Pikante në këtë sfidë do të jetë nëse do arrijë ta thyej sulmi më i mirë në botë i madrilenëve, mbrojtjen më të fortë të momentit në Top 5 ligat më të mira evropiane. Përballja mes këtyre dy ekipeve gjithmonë ka dhuruar spektakël dhe shumë gola mbetet për ru parë nëse Real Madrit do ta thyej ‘mallkimin’ dhe të qëndrojnë në vendin e parë, apo Dortmund do të rrëmbejë tre pikët e para në këtë edicion. /Tirana Today