Aktualitet

 Si u masakruan 45 shqiptarë në Reçak? Meta drejt Kosovës


               Publikuar në : 10:36 - 15/01/20 M P

Kreu i shtetit, Ilir Meta është nisur drejt Kosovës ku pritet të marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore të masakrës së Reçakut.

Kjo masakër, është një nga më të rëndët që ka goditur Ballkanin gjatë shekullit të fundit, ku 45 shqiptarë u masakruan nga forcat serbe më 15 janar të vitit 1999.

Meta, prej ditës së djeshme ndodhet në Kosovë dhe do të jetë prezent në veprimtarinë përkujtimore të masakrës së Reçakut në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.

Më 15 janar 1999 u ekzekutuan mizorisht 45 civilë shqiptarë në Reçak. Në mesin e tyre kishte burra, gra, pleq e fëmijë.

Meta do të jetë i pranishëm në ora 10:30 në veprimtarinë përkujtimore të 21-vjetorit të masakrës së Reçakut dhe në ora 11:00 në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT