E njohur fillimisht si SEAL Team Six, Grupi i Zhvillimit të Luftës Speciale të Shteteve të Bashkuara (DevGru) është një nga disa njësitë që ndodhet nën Komandën e Përbashkët të Operacioneve të Posaçme (JSOC), një grupim ushtarakësh elitë që koordinon operacionet e antiterrorizmit dhe misione të tjera të lidhura me sigurinë anembanë botës.
Me seli në Karolinën e Veriut, JSOC u krijua në vitin 1980, kur forcat speciale amerikane nuk arritën të shpëtonin pengjet amerikane në Ambasadën Iraniane gjatë Operacioni “Thoi Shqiponjës”.Një njësi e JSOC, përgjegjëse për operacionet kundër terrorizmit u bë e njohur vitin që pasoi si SEAL Team Six.
Ky emër u zgjodh enkas për të çoroditur shërbimet sekrete sovjetike, pasi në atë kohë ekzistonin vetëm 3 ekipe SEAL. Ndërsa DevGru vepron shumë në fshehtësi, besohet se shumica e anëtarëve të saj përzgjidhen nga ekipe të tjera SEAL.
Përveç programit trajnues rraskapitës, kandidatët që përzgjidhen si pjesë e DevGru marrin trajnime të avancuara mbi teknikat e antiterrorizmit. Sipas faqes së internetit GlobalSecurity.org , kjo njësi ka aktualisht rreth 200 trupa terreni si dhe 300 specialistë të ngarkuar me testimin dhe zhvillimin e pajisjeve dhe armëve speciale.
Ndërsa shumë nga operacionet e DevGru mbeten sekrete, disa nga aktivitetet e saj janë konfirmuar dhe reklamuar, përfshirë operacionin deri tani më të famshëm të kësaj njësie: sulmin ndaj kompleksit ku banonte Osama bin Laden në Pakistan, dhe vrasjen e udhëheqësit të Al-Kaidës.
Ndërkohë SEAL Team Six mori pjesë në pushtimin e Grenadës në vitin 1983nga SHBA, ku së fundmi ishte vendosur me dhunë një qeveri komuniste. Katër nga anëtarët e saj u zhdukën pas rrëzimit të njërit prej helikopterëve në det të hapur.
Njësia ishte përgjegjëse për shpëtimin e guvernatorit të përgjithshëm të vendit, Pol Skun, që ishte vendosur në arrest shtëpi dhe rrezikonte ekzekutimin me vdekje. Ata u tërhoqën nga zjarrin e fortë i ushtrisë vendase. Ndërkohë, 6 vjet më vonë në bashkëpunim me Delta Force dhe njësitë e tjera elitare, anëtarët e DevGru ndihmuan në arrestimin e diktatorit të rrëzuar të Panamasë Manuel Noriega gjatë pushtimit të vendit nga Shtetet e Bashkuara në dhjetorin e vitit 1989.
Një vit më vonë, DevGru thuhet se u rikthye në Panama për të marrë pjesë në një operacion sekret që synonte të kapte lordin kolumbian të drogës Pablo Eskobar. Misioni dështoi për shkak të dekonspirimit të operacionit.
Në vitin 1993 Anëtarët e kësaj njësie ishin pjesë e një task-force shumëkombëshe gjatë Operacionit “Gjarpri Gotik”, i udhëhequr nga SHBA për të kapur komandantin e Somalisë Mohamed Farrah Aidid në tetorin e atij viti. Kulmi ishte Beteja e Mogadishut.
Pas luftërave në ish-Jugosllavi, anëtarët e DevGru u vendosën në Bosnjë për të gjetur dhe kapur kriminelët e akuzuar të luftës, dhe për t’i çuar ata në Hagë për gjykim. Kjo njësi arriti të kapë një numër të dyshuarish, përfshirë Radisllav Kërstiç, gjeneralin serbo-boshnjak që më vonë u akuzua për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.
Në tetorin e vitit 2010, anëtarët e DevGru, drejtuan një sulm ndaj një kompleksi Talibanësh në Afganistan ku mbahej peng Linda Norgrov, një punonjës sociale skoceze e rrëmbyer nga ekstremistët. E vendosur në vijën e zjarrit nga rrëmbyesit e saj, Norgrov u plagos fatalisht gjatë një përplasje midis forcave amerikane dhe Talibanëve.
Një hetim i përbashkët nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, zbuloi më vonë se një granatë e hedhur nga njëri prej pjesëtarëve të SEAL, kishte vrarë gruan 36-vjeçare. Disa javë më vonë, gazetat raportuan se disa anëtarë të DevGru ishin ndëshkuar për neglizhencën e tyre në informimin e eprorëve për rrethanat e vdekjes së saj aksidentale.
Ndërkohë, anëtarët e DevGru kanë luajtur një rol kryesor në konfliktet e vazhdueshme në Afganistan dhe Irak, duke goditur figura të shumta të njohura të Al-Kaidës dhe Talibanëve.
Truri i sulmeve terroriste të11 shtatorit 2001 kundër Shtetet e Bashkuara, udhëheqësi i Al-Kaidës Osama bin Laden, e shmangu kapjen për gati një dekadë derisa DevGru kreu operacionin më të rëndësishëm deri më sot.
Ndërsa detajet e operacionit nuk janë bërë ende publike nga zyrtarët, besohet se 20-30 pjesëtarë të kësaj njësie sulmuan kompleksin e liderit terrorist në Abutabad të Pakistanit në orët e para të 2 majit të vitit 2011. Sipas raporteve jashtë godinës nisi një përplasje me armë që zgjati rreth 40 minuta, duke sjellë vdekjen apo kapjen e 22 personave.
Bin Laden u qëllua për vdekje dhe u varros në det pas një procesi të përpiktë identifikimi. Të gjithë pjesëtarët e SEAL i mbijetuan sulmit, me gjithë defektin e njërit prej helikopterëve që gati e kompromentoi misionin e tyre.
Burimi i lajmit: https://www.history.com/news/the-secret-unit-that-killed-bin-laden
Përshtatur nga TIRANA TODAY