Kronikë

Si u kap shqiptari me 30 mijë €

               Publikuar në : 14:40 - 22/08/19 user tir

Një 28-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi është kapur me kokainë. Mediet fqinje raportojnë se është arrestuar në Reggio Emilia i riu Elton Barameta.

Gjatë aksionit, policia i ka sekuestruar shqiptarit 3 kg e gjysmë kokainë të pastër, 30 mijë euro dhe një automjet. Ndërkohë, mediet e cilësojnë të riun Barameta si “kokën” e trafikut të kokainës në zonën e Reggio Emilia. Ndërkohë, nëse kokaina që posedonte shqiptari hidhej në treg kapte vlerën e më shumë se 250 mijë euro. Sipas policisë, shqiptari nuk furnizonte me kokainë vetëm tregun e Emilia, por edhe atë të Lombaridsë së Poshtme, mes Lodi, Kremona dhe Mantua.

“Ai nuk e shiste mallin me pakicë, por furnizonte bandat”, ka thënë kreu i policisë në Piacenza, Filippo Sordi Arcelli. Ndërkohë, shqiptari i arrestuar, i cili jetonte prej një muaji në Piacenza, është mbyllur në qeli, në burgun Novate, në Piacenza, dhe pritet të merret në pyetje nga hetuesit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT