E enjte, 3 Dhjetor, 2020
14 C
Tirana

Si u ekzekutua shoferi i Theodhori Sollakut, flet bashkëshortja e Genci Sinës

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

Ishte data 30 Shtator e vitit 2003. Shoferi i Gardës Genci Sina, si çdo ditë, ishte ngarkuar të shoqëronte familjarët e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku.

“Ishte shoferi i fmamiljes së prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, shoqëronte zonjën Zeqine Sollaku me fëmijët”, tregon Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Rreth orës 21 të mbrëmjes, mjeti tip Land Rover që drejtohej nga 32-vjeçari Sina me targa TR 1762 I, ndodhej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Piramidës. Një taksi afrohet paralelisht. Dikush nxjerr një pistoletë me silenciator dhe qëllon disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Bashkëshortja e kryeprokurorit Zeqine Sollaku, sot gjyqtare dhe vajza e tij nuk pësojnë asnjë lëndim, veç tronditjesv së madhe psikologjike.

“Ka qenë ditë e hënë, ora 9 e darkës, kur më bie telefoni i shtëpisë, më merr një kushëri i burrit e më thotë ku e ke Gencin. Unë i thashë në punë. Kur pas 10 minutash më merr prap xhaja i burrit e thotë ku është Genci, faktikisht ishte bërë publike në TV dhe unë se kisha parë ngjarjen. Që aty erdhi shkatërrimi i familjes sonë, më la me një djalë të vogël 3 vjeç, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Pas krimit, autori largohet në këmbë nga vendngjarja. Pas e ndjek edhe një vajzë që ndodhej së bashku me të në taksi. Prokuroria identifikoi si autor të krimit Altin Arapin. Ai u arratis drejt Belgjikës ku jeton sot e kësaj dite. Arapi konsiderohej si një prej drejtuesve të të ashtuquajturës organizata Hakmarrja për Drejtësi.

“Unë nuk kam asnjë lloj përgjigje, di që ato fillimet, thanë është hakmarrja për drejtësi, u dënua, morën burgim të përjetshëm por ata nuk ndodhen këtu”, Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Ngjarja, ka një emër autori, por sot e kësaj dite, nuk dihen motivet. Genci nuk kishte shprehur kurrë shqetësim te familjarët.

“Fare, jo, asnjë lloj problem. Ne qeshnim thoshim, ne rrogëtarë jemi, çfarë do na bëjnë neve”, Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Bashkëshortja e Gencit, bën një deklaratë të fortë, ku thotë se ngjarja ishte mesazh për kryeprokurorin Theodhori Sollakun.

“Genci nuk ka pas problem personale, Genci u vra prej prokurorit të përgjithshëm që i shërbente. S’kishte pse e vriste mes bulevardit ai me zonjën, mund ta vriste fare mirë këtu ku ishte. Prej prokurorit përgjithshëm është vrarë, mua ma ka vrarë shteti”, Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

“Për të tjerët se s’kishte as hak asgjë ai, as vrau, as trafikoi njeri, as drogë…”, tregon Zybejte Sina, nëna e Gencit.

Vetë ish-kryeprokurori nuk e ka komentuar kurrë në media ngjarjen. Ai nuk iu përgjigj as kërkesës së Top Storyt për një intervistë. Familjarët e Gencit thonë pas 16 vitesh, se ish-kryeprokurori Sollaku nuk pati vullnet për ti shkuar deri në fund zbardhjes së krimit.

“Njëherë ka ardhur ai Sollaku, s’tha asgjë, ndeji 5 minuta iku”, tregon Zybejte Sina, nëna e Gencit.

“Nuk më ka ndihmuar, thjesht ia kam lënë drejtësisë. Drejtësia tha do ta zbardhë ngjarjen, deri tani s’më ka komunikuar gjë e nuk ka zbardhur gjë”, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Edhe pse Genci ishte punonjës i Gardës së Republikës dhe u vra në krye të detyrës, për të nuk është dhënë statusi i dëshmorit të atdheut.

“Unë shtetit i kërkoj vetëm këtë, të më vendosë statusin e dësshmorit që i takon, thjesht të vihet drejtësia në vend”, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Ky është mesazhi i Albanës, një nëne që ka rritur e vetme djalin. Ai ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur Genci u vra.

“Djali e vuan shumë, në çdo moment shikon, dëgjon, e jepnin TV atëherë se ishte shumë i vogël e shikonte reagimin tim të fytyrës e thoshte, mami nuk është gjaku i babit, është gjaku i atij të keqit që vrau babin”, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

E kam gozhdë, peng djalin..mezi e kemi rritur. I kam ndenjur afër, qante. Kaloi po nuk e harroj sa ti shkoj afër se pse t’më vritej pa faj”, tregon Zybejte Sina, nëna e Gencit. /Topstory

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor. Në vijim të masave të marra nga qeveria...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me publikun disa çaste mjaft të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Pavarësisht buzëqeshjes rrezëllitëse që na...

Komisioni i Venecias “fshin” mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

Nga: Mero Baze Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në...

Toka nuk gjen qetësi/Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Mëngjesin e sotëm, Turqia është goditur nga një tërmet i fortë. Lëkundjet me magnitudë...