E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Si u dyfishua fatura e koncesionit të mbetjeve në Tiranë

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Nga: Klodian Tomorri

Fatura që qytetarët paguajnë për koncesionin e mbetjeve në Tiranë, ka dalë jashtë kontrollit duke devijuar frikshëm edhe nga programimet e vet qeverisë. Në vitin 2017, kur nënshkroi kontratën koncesionare për incineratorin e Tiranës, qeveria parashikonte se ky koncesion do t’u kushtonte qytetarëve 6 deri në 7 milionë euro në vit. Ky programim u ruajt deri vitin e kaluar, dy vjet pasi koncesioni kishte hyrë në fuqi dhe kompania koncesionare kishte marrë menaxhimin e Sharrës.

Më konkretisht, në buxhetin e vitit 2019, qeveria programonte se pagesa për koncesionin e incineratorit të Tiranës do të ishte 6.1 milionë euro për vitin 2020 dhe 7.23 milionë euro për vitin e ardhshëm. Por tashmë shifrat kanë dalë totalisht jashtë çdo tavani.

Sipas relacionit zyrtar të projektbuxhetit 2021, për vitin e ardhshëm qeveria do të paguajë 1 miliardë e 386 milionë lekë ose 11.2 milionë euro për koncesionin e mbetjeve të Tiranës dhe jo 7.2 milionë euro sa programohej dy vjet më parë.

Pra krahasuar me programimin e dy viteve më parë, fatura që qytetarët paguajnë për incineratorin e Tiranës është rritur me 55 për qind.

Por nuk mbaron këtu. Tabelat e buxhetit tregojnë se pagesat që qeveria bën për kompaninë koncesionare Integrated Energy B.V do të vijojnë të rriten me ritme dyshifrore edhe gjate viteve ne vijim.

Sipas relacionit të projektbuxhetit, për vitin 2022 pagesa për incineratorin e Tiranës do të rritet në 12.6 milionë euro, ndërsa në vitin 2023, qeveria do t’i paguajë kompanisë koncesionare 14.1 milionë euro.

E thënë shkurt, vetëm dy vjet më parë qeveria programonte në buxhet se qytetarët shqiptarë do të paguanin mesatarisht 7 milionë euro në vit për koncesionin e mbetjeve të Tiranës. Por vitin tjetër shifra arrin në 14 milionë euro.

Lexo edhe :   Sektori i vizave dhe pashaportave/ Ambasada gjermane në Tiranë jep njoftimin
Lexo edhe :   Automjeti del nga rruga te 'Shkallët e Tujanit': 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Sipas qeverisë, arsyeja se pse fatura e incineratorit është rritur me gati dy herë mbi parashikimet fillestare, lidhet me sasinë e mbetjeve të përpunuara. Sipas kontratës koncesionare, buxheti paguan 29 euro për çdo ton mbetje që depozitohet në landfillin e Sharrës.

Dhe meqë sasi e mbetjeve që depozitohen është rritur ndjeshëm mbi parashikimet fillesatare, kjo ka sjellë edhe rritjen e faturës që paguajnë qytetarët përmes buxhetit.

Por përtej justifikimeve të qeverisë, ky është një koncesion pa tavan, fatura e të cilit mund të rritet pafundësish duke u shndërruar në një përbindësh për financat publike. Mjafon vetëm një fakt për ta ilustruar.

Në vetëm 5 vjet fatura që qytetarët paguajnë për koncesionin e mbetjeve të Tiranës është dyfishuar nga 7 në 14 milionë euro në vit. Në 30 vitet e koncesionit, shifra do të vijojë të rritet më shumë dhe jo vetëm për shkak të rritjes natyrale të sasisë së mbetjeve që gjeneron Tirana, por edhe për shkak të manovrave që bën vetë qeveria dhe Bashkia për të çuar para tek koncesionari, si ajo me dherat e ndërtuesve.

Tre kontratat koncesionare për ndërtimin e incineratorëve janë shndërruar tema kryesore e debatit politik në vend. Një ditë më parë, Partia Demokratike dorëzoi në SPAK dosjen e incineratorit të Tiranës duke kallëzuar penalisht kryeministrin Edi Rama dhe një sërë figurash të larta të maxhorancës aktuale. Por teksa opozita i ka shndërruar incineratorët në kalin e betejes për të nxjerrë në pah korrupsionin, sipas saj, galopant të qeverisë, buxheti i shtetit vazhdon të pompojë para drejt koncesionit të mbetjeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nuk ia doli dot mbanë, koronavirusi i merr jetën mjekut 48-vjeçar

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku në Shqipëri. Fatkeqësisht ka ndërrruar jetë si pasojë e COVID 19 mjeku Bledi Nini, 48 vjeç. Ai...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Kur komunizmi tentoi shkatërrimin e familjes, fëmijët denonconin prindërit

Komunizmi cilësohet shpesh si më i tmerrshëm se fashizmi. Kjo pasi veç terrorit, burgosjeve dhe vrasjeve, synoi të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë; familjen. Në...

Ministria e Shëndetësisë: Qëndro në shtëpi nëse ke simptoma të gripit

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një udhëzues për të gjithë punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga shtëpia. “Kufizo...

Vendimi/ Dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin lushnjar

Ish-futbollistit të Shkumbinit, Andi Bakiasi, i është hequr me kusht përjashtimi përjetë nga futbolli për dhunimin e gjyqtarit të sfidës së sezonit të kaluar...