E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Si t’i kuroni njollat nga dielli? A hidhet parfumi kur shkojmë në plazh?

Cilët janë të rrezikuar nga njollat kafe në lëkurë? Dermatologët thonë se ekspozimi në diell kërkon edhe konsultën e mjekut, me qëllim shmangien e njollave me pasoja, pasi, sipas tyre, nëse shfaqen, janë shumë të vështira për t’u eliminuar plotësisht. Sipas dermatologëve, parandalimi është më i këshillueshëm, pasi kurimi ka gjithnjë shenja të pashmangshme.  Nga shfaqja e njollave nga dielli në fytyrë dhe në lëkurë nuk janë të rrezikuara vetëm gratë e çdo moshe, por edhe te fëmijët. Ndaj është shumë e rëndësishme që të qartësoheni në lidhje me këtë lloj problemi.

Njollat e errëta

Shumë njerëz besojnë se këto njolla shkaktohen vetëm nga dielli. Por ky është një mit për t’u nënvlerësuar duke qenë se shpesh njollat në lëkurë mund të lidhen thjesht me përsëritjen natyrale të procesit të ripërtëritjes së qelizave të epidermës. Natyrisht në formimin e tyre mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë edhe “ekspozimi në sfond”, pra dielli i marrë në mënyrë të gabuar për gjatë gjithë jetës. Një shkak tjetër i shfaqjes së njollave të errëta në lëkurë vjen nga keqfunksionimi hormonal, në raste të tjera kjo mund të lidhet edhe me përdorimin e kremrave dhe parfumeve jo të përshtatshëm në diell.  Përpara se të nisni një vit tjetër ekspozimi në diell është e rëndësishme që të zbehni njollat kafe ekzistuese në lëkurë, ose më mirë t’i eliminoni këto njolla, derisa me nxirjen e radhës të mos bëhen edhe më të dukshme.

Çfarë duhet bërë?

Kurimi i njollave nga dielli është një problem të cilit i duhet kushtuar shumë vëmendje, sidomos nëse   lëkura është shumë e bardhë. Ndërkohë, nëse kujdesi është lënë pas dore për një kohë të gjatë, pasojat mund të jenë edhe më të mëdha. Duhet patur parasysh fakti se është e nevojshme që të sigurohet mbrojtje sa më shumë nga dielli, sepse sapo shkaktohet një dëm i tillë në lëkurë, nuk ka më kthim pas.  Mjekët demartologë shpjegojnë se, gjëja e parë që duhet bërë në shtëpi është skrabi (pastrues).  Një pastrim i tillë duhet aplikuar minimumi një herë në javë, për të hequr të paktën pjesën sipërfaqësore të njollave kafe. Për rastet më të rënda kërkohet ndihma e mjekut tuaj duke përdorur ndoshta edhe fotopiling me lazer. E rëndësishme për kurimin e njollave gjatë ekspozimit në diell, si në det ashtu edhe gjatë xhirove në qytet, është aplikimi i kremit specifik hidratues me vitaminë C ose me luleshtrydhe. Më pas përdoret kremi klasik kundër diellit, në mënyrë që lëkurës t’i krijohen kushte të favorshëm për t’u nxirë në mënyrë normale,si dhe ndalet moserrësimi i mëtejshëm. Gjithashtu, duhet trajtuar me kujdes e gjithë pjesa e trupit që ekspozohet në rreze.

Këshilla e dermatologut:

Mbrojeni gjithmonë dhe në mënyrën e duhur lëkurën përpara se ta ekspozoni në diell duke bërë kujdes në zgjedhjen e produkteve cilësore dhe me një faktor mbrojtjeje të përshtatshëm ndaj llojit të lëkurës suaj dhe padyshim shmangni hedhjen e parfumeve përpara se të shkoni në plazh.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...