Si të largoni kilogramët e tepërt nga zona e belit

S’ka më: Nesër do filloj të bëj ushtrime apo nesër filloj dietën!

Bëni mirë që pikërisht ditën e sotme, të filloni të ndërmerrni masat e nevojshme për të hequr kilogramët e tepërt rreth zonës së belit dhe të përmirësoni shëndetin tuaj.

Aktiviteti fizik

Vendosini qëllim vetes të ushtroheni për rreth 30 minuta çdo ditë.

Bëni ushtrime të cilat janë posaçërisht për zonën e barkut.

Tonifikim dhe forcim i të gjithë trupit.

Studimet tregojnë se ngritja e peshave mund të bëjë një ndryshim domethënës në mënyrën se si trupi juaj duket dhe ndihet, e për këtë arsye trajnimi i forcës duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e planit tuaj për të rënë në peshë.

“Shtrijeni” trupin: Disa ushtrime të lehta që mund të cilësohen dhe si nxemje, do të bëjnë që të lironi tensionin në trupin tuaj dhe të përmirësoni fleksibilitetin.

Ushtrimet e shpejta: përveç ushtrimeve të forcës dhe shtrirjeve përfshini në rutinën tuaj dhe ushtrime që kërkojnë shpejtësi, me intervale të shkurtra, në mënyrë që të shpejtoni metabolizmin dhe të digjni kalori.

Ushqehuni shëndetshëm

Mundohuni të konsumoni fruta, perime të freskëta, drithëra, ushqime proteinike dhe shmangni sa më shumë të jetë e mundur ushqimet e procesuara.

Dhe mos harroni: Shmangni gjithashtu sheqernat dhe pijet që përmbajnë sheqer!