E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Si të jetojmë në hapësirë

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Më 2 nëntor u mbushën 20 vjet që kur banorët e parë mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Që nga ajo kohë, ai habitat ka qenë vazhdimisht i zënë. Njëzet vjet drejt jetës në hapësirë, ​​e bën ISS “laborator natyror” ideal, për të kuptuar se si mund të jetojnë njerëzit jashtë Tokës.

ISS është një bashkëpunim midis 25 agjencive dhe organizatave hapësinore. Ai ka pritur 241 ekuipazhe, dhe disa turistë nga 19 vende të botës, ose 43 për qind e të gjithë njerëzve që kanë udhëtuar ndonjëherë në hapësirë. Stacioni i parë hapësinor i trilluar në një libër përfshihej në librin “Hëna me tulla” e Eduard Heil në vitin 1869.

Sipas autorit, stacioni hapësinor do të kishte 13 dhoma sferike ku mund të jetohej.

Ndërkohë në vitin 1929, Herman Nordung, terorizoi një stacion hapësinor në formë rrote, që do të rrotullohej për të krijuar gravitet “artificial”.

Ndërkohë stacioni i parë hapësinor i vërtetë ishte “Salyut 1” i Bashkimit Sovjetik në vitin 1971, i pasuar nga 6 stacione të tjera, po në programin “Salyut” gjatë dekadës që pasoi.

SHBA e lëshoi ​​stacionin e saj të parë hapësinor, “Skylab”, në vitin 1973. Të gjitha ishin struktura në formë tubi. Ndërkohë stacioni sovjetik MIR i lëshuar në vitin 1986, ishte i pari që u ndërtua me një bërthamë, të cilës më vonë iu shtuan module të tjera.

MIR ishte ende në orbitë kur u lëshuan modulet e para të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar në vitin 1998. MIR u rrëzua në vitin 2001, dhe u prish ndërsa po hynte në atmosferë. Ajo që mbijetoi, ka të ngjarë të ndodhet tashmë 5000 metra në fund të Oqeanit Paqësor.

ISS tani përbëhet nga 16 module: 4 ruse, 9 amerikane, 2 japoneze dhe 1 evropiane. Ai është sa madhësia e një shtëpie me 5 dhoma gjumi nga brenda, me 6 ekuipazhe të rregullta që shërbejnë për 6 muaj në të njëjtën kohë. Udhëtimi i Juri Gagarinit përreth Tokës në vitin 1961, provoi se njerëzit mund të mbijetonin në hapësirë.

Por jetesa në hapësirë ​​ishte një çështje tjetër. Stacionet bashkëkohore hapësinore, nuk rrotullohen për të siguruar gravitetin. Nëse lëshon një objekt, ai do të ikë larg. Aktivitetet e përditshme si pirja ose larja kërkojnë planifikim.

Njollat ​​e “gravitetit” ndodhen në të gjithë stacionin hapësinor, në formën e duarve ose këmbëve, rripa, kapëseve për të siguruar njerëz dhe objekte. Nëpër filma, stacionet hapësinore janë shpesh ambiente të hijshme dhe të pastra. Realiteti është shumë ndryshe.

ISS mban brenda një aromë të rëndë, është i zhurmshëm, dhe kaotik. Është si një shtëpi e rrëmujshme, prej së cilës megjithatë nuk mund të largohesh. Aty duhet të punosh gjatë gjithë kohës. Por ka edhe disa përfitime. Moduli “Cupola”, ofron ndoshta pamjen më të mirë të disponueshme për njerëzit:një panoramë 180 gradë të Tokës që rrotullohet poshtë.

Ekuipazhi përdor të gjitha llojet e objekteve për të shprehur identitetin e tyre në këtë botë të vogël, siç quheshin habitatet hapësinore në një raport të vitit 1972. Në modulin rus “Zvezda”, ikonat ortodokse dhe fotografitë e heronjve hapësinorë si Konstantin Çolkovski  dhe Gagarin, krijojnë një ndjenjë të përkatësisë dhe lidhjes me shtëpinë.

Ushqimi luan një rol të madh. Ritet e ndarjes së ushqimit, festimit të festave dhe ditëlindjeve, ndihmojnë në formimin e miqësisë midis ekuipazhit me prejardhje të ndryshme kombëtare dhe kulturore. Por jo gjithçka ecën vaj. Në vitin 2009, tualetet u bënë për pak kohë një burim i konfliktit ndërkombëtar.

Ekuipazhit rus iu ndalua të përdorte tualetet e SHBA-së, apo edhe pajisjet e stërvitjes. Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka një kosto të madhe. Vetëm kostot e NASA-s janë 3-4 miliardë dollarë në vit, dhe shumë ekspertë argumentojnë se kjo gjë nuk ia vlen. Pa më shumë investime private, ISS mund të zbritet nga orbita në vitin 2028, dhe të dërgohet në fund të oqeanit për t’iu bashkuar MIR.

Faza tjetër në jetën e stacioneve hapësinore, ka të ngjarë të ndodhë në orbitë përreth Hënës. Projekti “Lunar Gateway”, i planifikuar nga një grup agjencish hapësinore të udhëhequr nga NASA, do të jetë më i vogël se ISS. Ekipet do të jetojnë në bord deri në një muaj në çdo kohë.

Modulet e tij, bazuar në modelin e ISS, do të lëshohen në orbitën hënore në dekadën e ardhshme. Një model paraprak i habitatit për “Lunar Gateway” ka 4 kabina për ekuipazhin. ISS ka formësuar kulturën hapësinore të shekujve XX-XXI, duke simbolizuar bashkëpunimin ndërkombëtar pas Luftës së Ftohtë. Por ai ka ende shumë për të na mësuar, se si të jetojmë në hapësirë.

Burimi i lajmit: https://www.space.com/how-to-live-in-space-what-we-learned-from-20-years-of-the-international-space-station

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

LAJM I FUNDIT/ Veton Surroit i rikthehet titulli “Qytetar Nderi”

I rikthehet titulli “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pasi prefekti i Kukësit refuzon vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës. Publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton...

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...