Shëndeti

Si ta largoni erën e keqe të gojës me këta hapa të thjeshtë


               Publikuar në : 16:41 - 16/10/18 A.F

Shumë njerëz vuajnë nga era e keqe e gojës. Disa mundohen të kujdesen shumë për higjienën orale, por sërish pa sukses.

E sigurisht që ky është një siklet i madh për këdo, sa herë që flet me dikë. Megjithatë, çamçakëzi jo përherë është zgjidhja më e mirë.

Disa nga arsyet përse goja juaj mban erë, janë: Pirja e duhanit dhe alkoolit, stresi dhe ankthi, infeksionet orale, prishja e dhëmbëve.

Disa nga zgjidhjet janë pirja e ujit, konsumimi i një molle apo thithja e një limoni.

Era e keqe mund të shkaktohet nëse goja juaj është e thatë. Prandaj duhet të pini sa më shumë ujë.

Edhe mollët ju ndihmojnë për reduktimin e erës së keqe, pasi e neutralizojnë atë dhe pastrojnë dhëmbët tuaj.

Limonët vrasin bakteret që mund të prodhojnë një erë të padëshiruar. Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta pini lëngun e tij. Limoni është gjithashtu efektiv pasi keni ngrënë qepë ose hudhër.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT