E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Si ngrihen dhe bien civilizimet e mëdha? Mësime nga historiani romak Tit Livi

Nga: Laërence W.Reed  “Foundation of Economic Education”

Dy mijë vjet më parë, një historian i shquar romak shpiku aforizmin sot shumë popullore “Më mirë vonë se kurrë!”. Emri i tij ishte Tit Livi. Përveç aforizmit, ai shkroi shumë vepra, për të cilat sot meriton sot një vëmendje të vonuar.

Jeta e Livit (i lindur në vitin 59 para Krishtit, dhe vdekur në vitin 17 Pas Krishtit), përkoi me periudhën më të rëndësishme në historinë 1 mijëvjeçare të Romës së lashtë. Ai ishte dëshmitar i dekadave të fundit të Republikës së vjetër, dhe ngritjes në vend të saj të autokracisë perandorake, të cilën ne e njohim si Perandoria Romake.

Ai ishte në të njëzetat e tij, kur mbrojtësi i fundit i madh i trashëgimisë republikane, Ciceroni, u vra nga një gardian i tiranit Mark Antoni. Tit Livi ishte dëshmitar i mbretërimit të Perandorit të parë të Romës, Augustit. Ai është i njohur më së shumti për historinë e tij të Romës “Ab Urbe Condita”.

Të dhënat e pakta që dimë mbi të, sugjerojnë që ai gëzonte një ekonomi të mirë, bënte një jetë të pavarur dhe përgjithësisht të izoluar. Ai ishte i shkolluar në retorikë, filozofi dhe histori. Nuk shërbeu kurrë në ndonjë post publike, edhe pse me sa duket, e njihte personalisht Augustin.

Edhe pse romakët e kohës vlerësonin shumë veprën e tij, tashmë e dimë se disa pjesë të rrëfimeve historike të Livit, bazoheshin në të dhëna minimale, histori gojore të vjetra e të dyshimta, madje edhe në legjenda. Tek e fundit, ai shkroi 2.000 vjet më parë për njerëz dhe ngjarje që i përkisnin 8 shekuj para kohës së tij.

“Romakët e vjetër”, shkroi Livi mbi bashkatdhetarët e tij para themelimit të Republikës, “dëshironin të kishin një mbret mbi krye, pasi ata nuk e kishin provuar ende ëmbëlsinë e lirisë”. Por më pas, në vitin 508 Para Krishtit, ata ndërmorën një revolucion vërtet historik, si në fushën e ideve, ashtu edhe të qeverisjes.

Ata e përmbysën monarkinë dhe vendosën një rend të ri, që përfshiu edhe një Senat fisnikësh, Asamble të zgjedhura me votën e shumë qytetarëve, shpërndarjen e pushtetit të centralizuar, kufizimin e mandateve, një kushtetutë, një proces të rregullt gjyqësor, habeas corpus dhe praktikën më të gjerë të lirisë individuale që kishte parë bota deri atëherë.

Para se t’i humbnin të gjitha më pak se pesë shekuj më vonë, ata përjetuan ulje-ngritje të jashtëzakonshme. Nga Tit Livi, ne mësojmë mbi luftërat kryesore të Romës kundër kartagjenasve, samnitëve dhe popujve të tjerë të Gadishullit Italian.

Ai besonte se vlera e historisë është më e madhe sesa thjesht njohja e emrave, vendeve dhe datave. Interpretimi prej tij i ngjarjeve historike, tregon se ai e kuptonte shumë mirë natyrën njerëzore. Disa nga thëniet e tij më të famshme janë:

Kur sipërmarrjet e mëdha premtojmë shpërblime të mëdha, njeriu do të përpiqet të bëjë çdo gjë për të pasur sukses .

Do të ketë një lavdi të vërtetë, ai që e përçmon atë. Njerëzit janë shumë të zgjuar në zhvendosjen e fajit nga shpatullat e tyre, tek ato të të tjerëve. Njerëzit janë më të ngadaltë në njohjen e bekimeve, sesa fatkeqësive.

Shteti po vuan nga dy vese të kundërta, koprracia dhe luksi; dy plagë që në të kaluarën, kanë qenë shkatërrimi i çdo perandorie të madhe. Nuk ka asgjë që vishet më shpesh si një rrobë tërheqëse, sesa një besim i rremë.

Prirja e njerëzve për të pasur zili të pasurit, qofshin ata që e kanë pasur hak apo që e kanë vjedhur, nuk është asgjë e re në histori.

Disa shekuj para Livit, Urdhëresa e Dhjetë që Zoti i dha Moisiut, e paralajmëronte njeriun “Ti nuk duhet të lakmosh!”. Në veprat e tij, Livi vuri në dukje se sa shkatërruese mund të jetë lamia:”Të qenit i matur në mbrojtjen e lirive politike, është në fakt diçka e vështirë. Pasi duhet të pretendosh se do të ketë drejta të barabarta për të gjithë. Por kjo është e pamundur, kur çdo njeri e ngre veten duke fundosur fqinjin e tij. Dhe ankthi ynë për të shmangur këtë, fat na nxit që ta praktikojmë vetë”.

Ndoshta sepse e pa ndikimin gërryes të zilisë, Livi ishte skeptik në lidhje me të mirën publike:”E tillë është natyra e turmave:ato janë të përulura dhe servile, ose arrogante dhe dominuese. Ato janë të paaftë për të përdorur lirinë në mënyrë të moderuar”.

Në shkrimet e mia si historian dhe ekonomist, kam vërejtur shumë shpesh lidhjen e fuqishme midis karakterit personal dhe fatit të kombeve. Tit Livi jep disa konfirmime për këtë:“Jeta dhe morali i komunitetit; dhe njerëzit dhe cilësitë me të cilat, përmes politikës së brendshme dhe luftës në vende të huaja, u fitua dhe u zgjerua sundimi. Pastaj, ndërsa bie gradualisht standardi i moralit, pason prishja e karakterit kombëtar, derisa mbërrihet një ditë në pikën, në të cilën nuk mund të durojmë dot as sëmundjet tona, dhe as mjetet shëruese të tyre”.

Ndërsa mendojmë mbi të ardhmen tonë, është e domosdoshme standardi i moralit. Përvojat e atyre që kanë ardhur më parë në këtë botë, veçanërisht kur kuptohen në kontekstin e kohës së tyre, janë të mbushura me leksione të cilat ne i injorojmë në mënyrë të rrezikshme. Nëse mësimi i atyre leksioneve na vendos në një rrugë më të mirë, le t’i mësojmë tani ato. Siç do të thoshte Tit Livi:”Më mirë vonë se kurrë!”.

Burimi i lajmit:

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...