E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Si ndikoi pandemia tek prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve

2020-ta duhej të ishte viti i rimëkëmbjes së industrisë së fasonit në Shqipëri.

Pas një goditjeje të fortë më rënien e euros që fshiu thuajse tërësisht marzhin e fitimit, kursi kishte nisur të stabilizohej. Ndërsa kompanitë shqiptare po negocionin për kontrata më të favorshme me klientët e tyre.

Më nisjen e pandemisë në Kinë, fillimisht zinxhiri i furnizimit hasi disa pengesa, ndërsa gjithçka u ndal me shpërthimin e Covid-19 në Itali, që paralizoi tërësisht partnerin kryesor tregtar të vendit.
9 mars 2020, rasti i parë me koronavirus konfirmohet edhe në Shqipëri.

Në atë moment, fasonët u vunë përballë dy alternativave: të vijonin punën duke rrezikuar shndërrimin në vatra infektimi ose të ndalnin gjithçka.

Në fakt të dyja ndodhën: një pjesë e kompanive që kishin ende porosi vijuan punën nën kushtet strikte të sigurisë shëndetësore, e disa si në rastin e Krujës u bënë epiqendrat e virusit në vend; ndërsa ndërmarrje të tjera mbyllën dyert duke nxjerrë mijëra punëtorë në rrugë.

Me rihapjen graduale të ekonomisë, fasonët u detyruan të ndryshojnë tërësisht linjat e tyre të prodhimit, duke mos prodhuar më veshje për industrinë e modës, por maska dhe veshje mbrojtëse për t’u mbrojtur nga virusi.

Një transformim që kushtoi mbi 1.7 milionë euro, por që mundësoi rikthimin në punë me kapacitet 78%.

Sot shifrat e gjysmës së parë të vitit flasin për një rënie të ndjeshme të eksporteve, në 49.3 miliardë lekë dhe një projeksion për rënie 20-30% deri në fund të vitit.

Lexo edhe :   Emigracion masiv, Shqipëria 6-ta e në botë për leje qëndrimi në BE

Një goditje e rëndë për industrinë që punëson 13% të forcës punëtore në sektorin privat. /A2

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...