E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

“Si mund të rri unë me Ruçin?”/ Gazetari hedh dritë mbi konfliktin e Ramës me kreun e Kuvendit

Gazetari Enkel Demi, i ftuar sot në emisionin “Dita Jonë”, deklaroi se filozofia politike e kryeministrit Rama është anarkia, dhe se ai po shkatërron strukturat bazë të PS-së. “Për mua kur u bë kryetar partie ishte gjë e shkëlqyer, tani është e rrezikshme”.

Demi ka zbuluar edhe një anekdotë të së kaluarës. Në kohën kur Rama ishte kryebashkiaku i Tiranës, i pyetur nga ai vetë për arsyet për të cilat nuk anëtarësohej në PS përgjigjej: “Si mund të rri unë te ajo partia e komunistëve, si mund të rri unë me Gramoz Ruçin?”.

Duke komentuar mundësinë e ekzistencës të një rryme kundër Ramës brenda Partisë Socialiste, gazetari i njohur mendon se kjo mund të jetë e mundshme, sepse “është një çështje pushteti, ai nuk ka ndarë pushtetin”, që konfirmon faktin se kryeministri Rama “çdo gjë ka dashur në këtë botë, përveç Partisë Socialiste”.

Po kështu, një koment ka dhënë edhe për lëvizjet e opozitës së bashkuar, me theks të veçantë mbi kryedemokratin Basha. Gazetari është i mendimit se Basha tashmë është vënë në veprim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...