E diel, 20 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Si motrat adoleshente i joshnin dhe i ekzekutonin oficerët e lartë nazistë

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...

Kur motrat Fredi dhe Trus Overstegen ishin të vogla, nëna e tyre i vinte të flinin në të njëjtin shtrat. Megjithëse familja kishte më shumë se sa një krevat, ata e ndanin banesën e tyre modeste me refugjatët hebrenj që i strehuan rregullisht. Por vajzat nuk e kishin shumë problem këtë.

Të rritura kryesisht nga nëna e tyre, Trintje, pasi prindërit e tyre u divorcuan herët, Fredi dhe Trus u rritën si komuniste në atë që ishte atëherë fshati Shoten (sot pjesë e Harlemit) në Holandën e Veriut në vitet para Luftës së Dytë Botërore.

Trintje u mësoi vajzave dhembshurinë ndaj më fatkeqëve. Motrat bënin kukulla për fëmijët e prekur nga Lufta Civile Spanjolle. Ata hoqën dorë nga një pjesë e mirë e shtëpisë, për t’u bërë vend njerëzve që ishin larguan nga Gjermania apo Amsterdami. Dhe kur nazistët pushtuan Holandën në majin e vitit 1940, Fredi dhe Trus nisën të shpërndanin trakte që kundërshtonin pushtimin, dhe të grisnin posterat propagandistike që bënin thirrje për rekrutimin e punëtorëve në Gjermani.

E tyrja ishte punë e rrezikshme dhe subversive. Kur nazistët pushtuan vendin, Trintje u sigurua që refugjatët që kishte strehuar të largoheshin me shpejtësi prej andej, nga frika se do të zbuloheshin për shkak të prirjeve të njohura komuniste të familjes së saj. Gjithsesi shumë prej tyre u internuan dhe u vranë.

Kjo ndezi ndjenjën e revoltën dhe hakmarrjes tek Fredi dhe Trus. Kur drejtuesi i një grupimi holandez të rezistencës vuri re sjelljen e tyre radikale, kërkoi lejen e Trintje nëse mund t’i merrte me vete. Fredi ishte 14-vjeçe. Trus 16-vjeçe. Pa e ditur mirë se çfarë do të thoshte kjo, të tria gratë thanë po.

Shumë shpejt, vajzat adoleshente nisën të angazhohen në misione shumë më të rrezikshme, sesa shpërndarja e trakteve. Ata i joshnin nazistët të shkonin me to në pyll, dhe më pas i vrisnin aty.

Pasi u rekrutuan nga komandanti Frans van der Vil në vitin 1941, të dyja motrat mësuan bazat e sabotimit, dhe konkretisht hedhjen në erë të linjave hekurudhore; si të qëllonin me armë; dhe si të ecnin pa u zbuluar nëpër një zonë të mbushur me ushtarë nazistë.

Aftësia e fundit, ajo e atentateve ishte edhe rezultat i paraqitjes së tyre së jashtme. Me flokët e saj gërshet, Fredi dukej më e vogël, gati 12-vjeçe. Pak ushtarë dyshonin se dy vajzat që udhëtonin me biçikleta nëpër territorin e pushtuar, ishin duke vepruar fshehurazi si korriere, apo transportonin shkresa dhe armë për rezistencën.

Të dyja motrat dogjën edhe një depo me armë. Por rezistenca kishte një punë tjetër për to dhe të cilën Fredi e përshkroi më vonë si një “të keqe të domosdoshme”. Ata u ngarkuan me detyrën e vrasjes së oficerëve nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre holandezë. Konkretisht, ato do të vepronin si një karrem.

Në një rast, ndërsa Fredi po vëzhgonte, Trus hyri në një restorant dhe nisi të bisedonte me një oficer SS të rangut të lartë. Ndërsa po flirtonte me të, ajo i kërkoi të bënin një shëtitje në pyllin aty pranë. Pasi hynë thellë në pyll, Trus dhe shoqëruesi i saj u ndeshën me një anëtar të rezistencës.

Ai e vrau oficerin gjerman, dhe e varrosi me shpejtësi në një gropë të hapur më herët. Shumë shpejt Fredi dhe Trus u bënë shumë të afta në eliminimin e objektivave të tyre, që më vonë Fredi do t’i përshkruante si “likuidime”. Ato i ndiqnin ndonjëherë oficerët, për t’i bërë pritë kur nuk e kishin mendjen.

Edhe pse e konsideronin të domosdoshme atë që bënin, në shumë raste ishte e vështirë. Ndonjëherë, kujtonte Fredi më vonë, ajo do të qëllonte me armë një nazist, por më pas do të ndjente një detyrim të çuditshëm për ta ndihmuar.

I vetmi mision ku ato refuzuan të veprojnë, ishte rrëmbimi i fëmijëve të oficerit të lartë nazist Arthur Seis Inkuart, me idenë se ata mund të shkëmbeheshin me partizanët e burgosur holandezë. Nga frika se fëmijët mund të lëndoheshin, Fredi dhe Trus nuk pranuan.

Më vonë, vajzave iu bashkuan një ish-studente 22-vjeçare, Hani Shaft. Të tria vajzat u bënë të pandashme, duke vepruar si një njësi e koordinuar mjaft mirë në misionet e sabotimit. Gjatë 2 viteve të ardhshme, ato vazhduan të eliminojnë oficerët nazistë, edhe pse nazistët tashmë e njihnin Shaft për shkak të flokëve të saj të kuqe.

Ishte pikërisht ky tipar, që i dha një goditje të fortë grupit. Në prillin e vitit 1945, vetëm disa javë para fundit të luftës, Fredi dhe Trus u shqetësuan kur Shaft nuk po bëhej dukej pas një misioni. Motrat u tmerruan kur zbuluan se shoqja e tyre ishte rrëmbyer në një pikë kontrolli, pasi një oficer kishte dalluar rrënjët e kuqe të flokëve të saj, të cilat ajo i kishte lyer me ngjyrë të zezë për t’u maskuar.

Shaft u ekzekutua më 17 prill 1945. Të hidhëruar për humbjen e shoqes së tyre të ngushtë, Fredi dhe Trus u përpoqën të integrohen në jetën civile pas luftës. Fredi u martua dhe pati fëmijë, dhe kjo sipas saj ishte mënyra përmes së cilës u përball me traumat e shkaktuara nga lufta.

Ndërkohë Trus i derdhi emocionet e saj në vepra arti, duke skalitur përmendoret e Shaft, ndërsa shkroi dhe një libër më kujtime. Më vonë, motrat hapën fondacionin Kombëtar Hani Shaft në vitin 1996. Në vitin 2014, kryeministri Mark Rute u dha Kryqin e Mobilizimit në Luftë për shërbimin e tyre gjatë luftës, një mirënjohje kjo e vonuar.

Trus vdiq në moshën 92-vjeçare në vitin 2016. Fredi 2 vite më vonë. Nuk dihet me saktësi se sa nazistë vranë vajzat, pasi që të dyja nuk kishin dëshirë të flisnin mbi këtë gjë. Sa herë që pyetej, Fredi do të përgjigjej:”Askush nuk duhet të pyesë një ushtar për këtë gjë!”./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PD: Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër, qeveria të marrë masa

Eksperti i Arsimit në PD Ndriçim Mehmeti, deklaroi se mësuesit po shfrytëzohen si skllevër dhe se detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4...

Balla nga asambleja e PS në Belsh: Hapja e listave tashmë është fakt, humbësit të heqin dorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Belshit, në kuadër të takimeve organizative dhe...

“E akuzonte se ka 3-4 dashnore”, flet babai i të riut që tentoi vetëvrasjen në Fier

Lidhur me ngjarjen e djeshme ku Elton Meta ka kanosur me armë familjen e bashkëshortes së tij e më pas ka tentuar të vetëvritet...

Alarmante/ Rriten frikshëm shifrat e infektimeve në Francë

Shifrat në Francë vazhdojnë rritjen alarmante për shkak të koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.498 raste të reja me Covid-19,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...