E mërkurë, 20 Janar, 2021
11 C
Tirana

Si lindi Viti i Ri dhe si festohet në mbarë botën. Ja disa fakte interesante

Fundviti sjell dy nga festat që të gjithë ne kemi një vit që i presim. Krishtlindjet që i festuam, tani pasohen nga Viti i Ri, ku të dyja këto festa sjellin shumë entuziazëm, festime, dhurata, vakte plot me ushqime të shijshme.

Por, a keni menduar ndonjëherë se nga ka lindur koncepti i Vitit të Ri, dhe si festohet në vende me kultura të ndryshme?

Ja cilat janë disa fakte interesante për ditën e Vitit të Ri, dhe festimet e kësaj feste:

Festimet e Vitit të Ri është diçka e re. Mesopotamianët e kanë festuar këtë festë që në vitin 2000 para Krishtit.

1 janari nuk ka qenë asnjëherë data e vetme e para si fillimi i një viti të ri, pasi romakët e nisnin vitin në muajin mars, dhe disa vende me kultura të tjera e nisnim me solsticin e dimrit ose ekuinoksin e verës.

Muaji janar e ka marrë emrin nga një Zot me dy fytyra, i quajtur Janus. Njëra fytyrë e Janus shikonte përpara ndërsa tjetra prapa.

Dhuratat e Vitit të Ri gjithashtu datojnë që nga kohërat antike kur Persianët dhuronin vezë që simbolizonin produktivitetin.

Një traditë tjetër për këtë festë janë qëllimet që njerëzit i vënë vetes për vitin pasardhës. Disa nga më të zakonshmet përfshijnë ‘lënien e duhanit’, ‘humbjen e peshës’, ‘qëndrimin të shëndetshëm dhe në formë’, ‘kursimin sa më shumë të parave’ dhe ‘vetorganizimin’.

Ndërsa përmendim traditat, ne nuk mund të lëmë pa treguar edhe praktikën estoneze për të ngrënë 7, 9 ose 12 vakte në prag të Vitit të Ri. Ata besojnë se ngrënia e kaq shumë vakteve do t’u japë atyre forcën që do ju duhet për vitin që pason.

Grekët gjithashtu kanë një traditë unike për këtë festë. Ata varin kurora me qepë në dyert e tyre, pasi kjo sjell jetë për fëmijët e tyre.

Japonezët hanë makarona të gjata në Vitin e Ri. Këto simbolizojnë jetë të gjatë.

Tradita spanjolle është të hani 12 kokrra rrushi në mesnatën e 31 dhjetorit. Ndërsa hani këto kokrra rrushi, duhet të shprehni dëshira. Kjo traditë besohet se sjell fat të mirë për ata që e praktikojnë atë.

Njerëzit në Danimarkë hedhin enët në pragun e njerëzve të tjerë. Kjo besohet se sjell shumë miq të rinj tek personi në pragun e të cilit hidhen pjatat.

Viti i Ri festohet me disa ushqime të veçanta në vende të ndryshme. Për shembull, në Amerikën Jugore, Irlandë, Gjermani dhe Itali, zarzavatet dhe bishtajoret shoqërohen me pasuri financiare.

                                       TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Trump lë Shtëpinë e Bardhë: Nder të isha presidenti tuaj, do kthehemi sërish

Presidenti në largim i SHBA-ve, Donald Trump ka mbajtur fjalën e lamtumirës këtë të mërkurë teksa ka lënë Shtëpinë e Bardhë për t’u nisur...

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vrasja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...