E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

“S’i kam ngacmuar, i largova se bënin zhurmë”, “burg 45 ditor” për 61-vjeçarin

“Arrest me burg” është masa e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër për 61-vjeçarin Vasil Mullaj, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj 3 të miturave. 61-vjeçari ka humbur ndjenjat, pasi dha versionin e tij për ngjarjen e ndodhur para katër ditëve. Pasi foli për një orë, ai u rrëzua në tokë ndërsa gjykatësja ndërpreu seancën. Prej tre ditësh, Mullaj është futur në grevë urie në formë proteste, ndaj akuzës që ai e cilëson të padrejtë.

Varianti i ngjarjes sipas 61-vjeçarit

Vasil Mullaj ka pohuar se kishte dëbuar nga oborri i shtëpisë fëmijët, që luanin me nipërit dhe mbesat e tij. Ai tha në gjyq se zhurma që shkaktonin fëmijët, ishte shumë e padurueshme, aq sa në një moment ka reaguar edhe duke i shtyrë fëmijët, veprime që u interpretuan nga prindërit e tyre si ngacmim seksual.

Por në dosjen e përgatitur nga prokurori Julian Çafka, nga dëshmitë e prindërve, ata pretendojnë se 61-vjeçari i ka ngacmuar fëmijët e tyre në vendet intime. Sipas dëshmive, ai u kishte ngritur fustanin fëmijëve, dhe i ka prekur në organet intime. Këto pretendime janë kundërshtuar nga i pandehuri dhe avokati i tij Bernard Aliko.

Ky i fundit ka kërkuar prova të besueshme për klientin e tij, duke sjellë në vëmendje përplasjet e vjetra mes familjeve, që sipas tij janë shkak i kësaj ngjarje.

Aliko kërkoi nga kryesuesja e trupës gjykuese që të merren prova të tjera ligjore, për të vërtetuar akuzën. Për këtë, gjykata vendosi “arrest me burg” 45 ditor, deri sa organi i akuzës të sjellë prova të tjera.

61-vjeçari është denoncuar nga dy familje me të cilat ka dhe lidhje krushqie, me akuzën se ka ngacmuar seksualisht tre vajza të mitura. 61-vjeçari u arrestua pasi kishte ngacmuar seksualisht tre vajza të mitura të moshës, 7, 8 dhe 14 vjeçe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...