E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Si janë tallur qeveritë e Nanos, Berishës dhe Ramës me rrugët e Shqipërisë

Nga: Shpëtim Nazarko

Disa ditë më parë, qeveria vendosi që të zgjerojë rrugën Elbasan–Qafë-Thanë edhe me një korsi. Pra, ta bëjë 2 plus 1. Folur thjesht, me këtë vendim, merr fund edhe ëndrra e Korridorit të tetë. Nëse do të pyesje edhe një analfabet, se cilën rrugë do të zgjidhte për të hyrë dhe dalë sa më shpejt nga Shqipëria e për t’u lidhur me botën, ai do të përgjigjej fare thjesht edhe pa shikuar hartën.

Patjetër, do të zgjdhja distancën më të shkurtër në hartë, që mundësisht të kalonte në qëndër të vëndit dhe të ishte e lidhur me portet e saj. Kjo do të bënte që edhe eksportet tona që janë të natyrës së rëndë si krom, naftë, çimento, ujë a gurë të lidheshin me porte dhe hekurudha. Kjo pasi me kamiona, ky transport nuk do të kishte leverdi.

Përkundrejt kësaj përgjigje, do të mjaftonte shikimi në hartën reale dhe do të shihje se edhe me vendimin e qeverisë rruga më e keqe e Shqipërisë është pikërisht kjo që do të konstatonte një analfabet. Pra, rruga Rrogozhinë – Qafë-Thanë, apo zemra e Korridorit të tetë.

Në hartën e gjykuar në emision te Muç Nano, shikon sesi janë tallur qeveritë e Nanos, Berishës dhe Ramës, me rrugët e Shqipërisë.

Në thelb, ndërtimi i Korridorit të tetë është mbushja e një pike të Strategjisë kombëtare, që bashkë me modernizimin e bujqësisë dhe blegtorisë, që dikur ka qënë më e madhja në Evropë, të paktën për numrin e të imtave dhe gjedhëve për 1 000 banorë, përbëjnë themelin e plotë të kësaj strategjie.

Lexo edhe :   Shqipëri/ Ekonomia pëson rënie, por shpenzimet e familjeve rriten

Sot të dy pikat varrosen përfundimisht. dhe vendi do t’i ngjajë gjithnjë e më tepër, një historie që i dihet fundi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...