E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Si janë ndërtuar piramidat egjiptiane? Ja teoritë kryesore

Bota ka ende shumë mistere të mëdha pa përgjigje, duke pasur parasysh teknologjitë tona të përparuara dhe studimin e mendjeve tona të shkëlqyera të kohës moderne. Piramidat cilësohen si mrekullia më e madhe e të gjithave objekteve të ndërtuara deri më sot.

Katër nga godinat më të shquara të bëra nga njeriu, janë piramidat egjiptiane të Gizës. Vlerësohet se ato janë ndërtuar me mbi 2 milion gurë mbi 4500 vjet më parë, dhe se u deshën 20-30 vjet për të përfunduar ndërtimin e tyre.

Sidoqoftë, si u ndërtuan saktësisht piramidat egjiptiane? Kjo gjë mbetet ende një mister. Nuk ka asnjë provë, asnjë skemë antike,por nga ana tjetër as edhe mungesë të teorive konspirative. Ja cilat janë teoritë kryesore:

Teoria e Rëshqitjes

Sipas kësaj teorie, piramidat gjigante u ndërtuan duke përdorur vetëm forcën e njerëzve,

më saktë të dhjetëra mijëra burrave. Gurët e lidhur me litarë u tërhoqën nëpër shkretëtirë të vendosur mbi disa drurë që kryenin funksionin e një ruli duke e zvogëluar sadopak fërkimin. Gjatë transportit të tyre punëtorët lagnin vazhdimisht rërën.

Rëra e lagur i bënte gurët edhe më të lehtë për t’u tërhequr zvarrë. Kjo praktikë shihet edhe në disa vizatime antike në muret e brendshme të disa piramidave. Supozohet se pasi gurët u zvarritën nëpër shkretëtirë, ato u ngritën në majë përmes një sistemi të ngjashëm me atë horizontal, por këtë herë të përshtatur për pjerrësi.

Teoria e Kanaleve Ujore

Sipas saj, gurët e mëdhenj u transportuan jo duke u tërhequr zvarrë mbi rërë, por përmes ndërtimit të kanaleve speciale në vendet ku janë ndërtuar piramidat, duke i ndihmuar gurët të notonin deri atje. Këto kanale ujore që dyshohet se ishin bërë prej druri të kedrit, ose lëkura kafshësh të mbështjella me papirus, lejonin lidhjen me bregun e lumit.

Ndërsa piramida vijonte të ngrihej, më pas u përdorën 4 tuba uji për të shtyrë përpjetë blloqet prej guri. Një grup portash kontrollonin sesi blloqet shkonin përpjetë nga fundi në majë.

Këto kanale dhe “ashensorë ujorë”bënin që gurët të shtyheshin mjaft lehtë. Megjithëse nuk ka një provë të qartë të shkruar të kësaj hipoteze, janë gjetur shenja të një teknologjie të tillë.

Krijimi i blloqeve

Nuk ka një konsensus të qartë as për mënyrën se si u krijuan blloqet. Por për të prerë gurin gëlqeror, mendohet se janë përdorur dalta bakri ose sharra. Edhe pse zhvillimi i praktikës së prerjeve dhe këndeve të sakta mund të ishte arritur në disa mënyra pa pasur nevojë për ndonjë teknologji moderne. Disa studiues pretendojnë se egjiptianët e përdorën sipërfaqen e ujit si një nivel dhe punuan nën ujë. Të tjerët përmendin përdorimin e instrumenteve bazë për të llogaritur këndet dhe për të zbuluar pikat ​​që nuk ishin të niveluara.

Teori të tjera

Megjithëse këto janë hipotezat që njihen më së shumti, ka edhe disa hipoteza alternative. Jashtëtokësorët, shkencat që janë harruar prej kohësh, udhëtimi në kohë, dhe shumë e shumë teori të tjera.

Por pavarësisht gjithë hamendësimeve, nuk ka dyshim që për kohën kur u ndërtuan, piramidat egjiptiane ishin të mahnitshme, dhe ndoshta kurrë nuk do të marrim një përgjigje përfundimtare se si u ndërtuan ato.

Burimi i lajmit: https://medium.com/history-of-yesterday/how-were-the-egyptian-pyramids-actually-built-dbbfb5fe3aa

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...