Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Si i zhyti Enveri në kënetë 2500 të burgosur, dëshmia rrëqethëse

8 vjet ago
in Të Gjitha

Kujtimet e Beqir Ajazit: Hoxha e kishte parë me leverdi të madhe, sepse në vend të mekanizmave të sofistikuara të kohës, që kushtojnë shumë dhe harxhojnë shumë karburante, ai do të përdorte të burgosurit politikë, paçka se do të linin kockat aty gjysma e tyre…

Në pranverën e 1948, do të niste puna për tharjen e kënetës së Maliqit në Korçë. Diktatori Hoxha e kishte planifikuar, sipas një skenari të njohur, kopjuar nga idhulli i tij Stalini. Ajo çka kushtonte më lirë ishte krahu i punës, krejtësisht falas i të burgosurve politikë. Kishte ngritur një kamp të rrethuar me tela me gjemba, me komandë të armatosur, dhe brenda tij kishte izoluar mbi 2500 të burgosur politikë, të cilët çdo ditë do të hapnin kanale zhytur në ujë, deri në brez, nën pickimin vdekjeprurës të mushkonjave, sëmundjeve dhe urisë.

Shumë prej të burgosurve të çuar me dhunë në atë kamp, lidhur me zinxhirë, do të linin jetën në atë kënetë, shumica të sëmurë e të groposur për së gjalli në baltën e kënetës.

Një nga ata që kanë lënë kujtime dhe dëshmi mbi këtë kamp, është i ndjeri Beqir Ajazi, i cili është cituar nga studiuesi Kastriot Dervishi në librin e tij “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”. Në këtë libër është botuar një pjesë e dëshmisë së tij për këtë kamp.

Beqir Ajazi:

“Enver Hoxha kishte përgatitur prej vitesh një sasi të madhe materiali, kishte ngritur një kamp shumë të madh pune në fshatin Vloçisht të Fushës së Korcës, i cili mund të zinte deri 3000 veta brenda. Kështu që në pranverë të vitit 1948, ai kisht embledhur gati të gjithë  të burgosurit politik të tërë burgjeve të vendit dhe i kishte grumbulluar atje, me qëllim që të thante kënetën e Maliqit dhe të bonifikonte kështu fushën moçalore të Korçës. Për ti hyrë kësaj pune Enveri kishte leverdi të madhe, sepse në vend të mekanizmave të sofistikuara të kohës, që kushtojnë shumë dhe harxhojnë shumë karburante ai do të përdorte të burgosurit politikë, ashtu siç kishte bërë edhe modeli i tij Stalini në kanalin Vollga-Don, paçka se do të linin kockat aty gjysma e tyre. Të ndërtoje një vepër të tillë, duke u dhënë punëtorëve nga 800 gram bukë të zezë dhe nga një lugë supë, kjo ishte një nga ‘mrekullitë e sistemit socialist, që provonte epërsinë e tij mbi sistetim e vjetër dhe të kalbur kapitalist, ku shfruytëzohet njeriu nga njeriu”.

Prandaj që në fillim të majit, qeveria kishte grumbulluar në kamp të Vloçishtit mbi 2500 veta nga armiqtë e popullit dhe kriminelët e luftës”.

Burimi: “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”, autor Kastriot Dervishi

Kujto.al

Tags: burgosurdeshmiadetyruarenveripolitikerrëqethëseZhyti

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Policisë i ka ardhur dita! Tallet me politikanët, dhe me ne... popullin

Foto/Plot 84 vjet bukuri, Sophia Loren feston ditëlindjen

Foto/LSI sulmon Ruçin: Të ranë maskat, je bërë njësh me hajdutët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

by mirseda
09:34 | 09/06/2026
0

Këtë të martë, 9 qershor, maturantët po i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Proces, që...

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

09:16 | 09/06/2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:12 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:11 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com