Adnan Merovci, i njohur si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka publikuar në video të rrallë të Rugovës në ndërrimin e viteve në 1997. Video është publikuar në profilin e tij në facebook dhe mund të shihet pritja e organizuar nga presidenti Rugova në 1997 për personalitete të shumta politike të asaj kohe.
Një nga momentet më pikante të videos është dollia ndërmjet presidentit Rugova dhe Adem Demaçit.
https://www.facebook.com/adnan.merovci/videos/2767485319961600/
Statusi i tij:
“Kujtesë institucionale!Pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundvitit 1996 për institucionet e Kosovës! Sot, 23 vjet më parë, Institucionet e Kosovës si: Partitë politike, Institucionet publike, shkencoro-arsimore, deputet të Kuvendit, trupat punuese të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të Zyrës amerikane në Prishtinë, etj, ishin të ftuara në pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundvitit 1996”, ka shkruar Merovci.