E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Si është jeta personale e një agjenti të CIA-s?

Si është jeta personale e një agjenti të CIA-s?

Megjithëse kultura pop i përshkruan ata zakonisht si tipa të vetmuar alla Xhejms Bond, shumë agjentë realë të CIA-s kanë një jetë personale aktive, të cilin e ekuilibrojnë me punën e tyre tejet sekrete. Por kur kaq shumë gjëra nga jeta e tyre mbeten sekrete, çfarë u thonë agjentëve të CIA-s familjeve të tyre? Ja çfarë nuk dini mbi jetën e një agjenti të shërbimit sekret amerikan.

Një agjent nuk i ndan kurrë me familjen detajet e punës së tij

Zakonisht mund të thonë gradën që mbajnë në punë, dhe ndonjëherë edhe zonat gjeografike ku janë caktuar të operojnë, por jo shumë përtej kësaj. “Nuk më shqetëson aspak fakti, që mund të mendojnë se mund të jem në CIA edhe si sanitar”- thotë një agjent, puna e të cilit përfshin rekrutimin e spiunëve dhe mbledhjen e informacioneve të ndjeshme. Të thënit gjithçka familjes, mund të bëhet çështje e sigurisë kombëtare.

Lidhja me një shtetas të huaj mund të jetë një çështje e ndërlikuar

Departamenti i Mbrojtjes, publikoi në vitin 2017  ​​një studim që zbuloi se mbi gjysma e qytetarëve amerikanë të kapur duke spiunuar SHBA-në, kishin lidhje të ngushta jashtë vendit. Natyrisht, kjo gjë përbën një problem për CIA-n, pasi shumë agjentë takohen me partnerë jashtë shtetit.

Nëse një agjent i CIA-s dëshiron të martohet me një shtetas të huaj, kjo mund t’i shkaktojë jo pak probleme karrierës së tij. CIA kërkon që agjentet e fshehtë dhe bashkëshortët e tyre  duhet të jenë shtetas amerikanë.

Nëse një agjent përfshihet në një lidhje dashurore me një shtetas të huaj, ata nuk mund t’i thonë kurrsesi partnerit të tyre se çfarë bëjnë për të jetuar, derisa ky i fundit të kalojë një seri kontrollesh mbi historikun personal dhe në fund një test në makinën e të vërtetës.

Bashkëshortët duhet t’i ndihmojnë operativët të ruajnë mbulimin e tyre

Pasi bashkëshortit të një operativi të fshehtë, i besohet informacioni se partneri i tyre është një agjent i CIA-s, ai duhet të jetë i kujdesshëm që të mos lejojë zbulimin e identitetit të vërtetë të partnerit. Xhenin Hajden, gruaja e ish-drejtorit të CIA-s Majkëll Hajden, filloi një program trajnimi vullnetar për bashkëshortët e agjentëve, për t’i përgatitur ato për këtë detyrë.

Shpesh fëmijëve nuk u tregohet asgjë

Agjentja e CIA Marta Peterson shpjegon:”Unë nuk ua tregoja atyre këtë sekret kur ishin më të vegjël, pasi fëmijët nuk e kuptojnë plotësisht se përse ekspozimi si agjente e shërbimit sekret, mund të përbëjë një rrezik real për një familje që jeton jashtë vendit.

Kur u larguam nga SHBA në vitin 1992 menjëherë pas Luftës së Gjirit, unë duhej të isha i sigurt që nëse autobusi i tyre i shkollës rrëmbehej dhe ata përballeshin me terroristë, të mos e dinin faktin që unë punoja për CIA-an”.

Peterson zgjodhi të mos u tregonte fëmijëve të saj mbi punën që bënte, derisa mbërritën në moshën e adoleshencës dhe pas rikthimit të tyre në Shtetet e Bashkuara. Fëmijë të tjerë të oficerëve të CIA-s, thonë se e dinin që prindërit e tyre punonin për CIA-n, por nuk e kishin idenë se çfarë bënin saktësisht ata.

Inkurajohet martesa brenda CIA-a

Shumë agjentë të CIA flasin për vështirësitë që vijnë nga martesa. Ndaj për të mirën e agjencisë dhe punonjësve të saj, CIA i inkurajon agjentet të lidhen me oficerët e tjerë brenda këtij institucioni. Dhe martesa brenda agjencisë, cilësohet si një lëvizje e zgjuar në karrierë.

Një agjent tjetër, ka shumë më pak të ngjarë gjasa që përbëjë një shqetësim për sigurinë.

Ish-agjentja operative Dajna Baer tashmë në pension thotë:”Unë mendoj se edhe pse nuk është thënë kurrë hapur, inkurajohet të kesh një lidhje apo martesë me një punonjës tjetër të CIA-s. Kjo gjë i thjeshtëzon gjërat”.

Burri i saj, Robert Baer, ​​gjithashtu një ish-operativ, shton”:Në rast se do të bësh një karrierë në CIA, është më mirë të kesh një bashkëshort brenda agjencisë. Mund të dehesh mbi një gotë verë, dhe të mos të shqetësohesh se mos po tregon ndonjë sekret”.

CIA nuk zbulon punën e një agjenti, edhe pasi ai vdes

Edhe pas vdekjes së një agjenti, familja e tyre zakonisht nuk do ta mësojë se çfarë bënte ai konkretisht për CIA-n. Në varësi të natyrës së shërbimit dhe vdekjes së agjentit, familja e tij mund të urdhërohet që karrierën e operativit ta mbajnë të fshehtë nga pjesa tjetër e botës.

Shumë informatorë i bashkohen CIA pas shkollës së mesme, ose rekrutohen kur janë në universitet

CIA kërkon rekrutë të mundshëm në shkollat ​​e mesme dhe universitete, pasi ata janë “më të rinj dhe pa përvojë”, dhe për këtë arsye manipulohen më lehtë. Agjencia ofron praktika dhe bursa për studentët e shkollës së mesme apo të diplomuarit, që janë të interesuar t’i bashkohen CIA-s. Kur është fjala për universitetet, ku shumë studentë vijnë nga vendet e tjera, CIA sheh mundësinë të rekrutojnë informatorë, të cilët bëhen më pas burime të përsosura të informacionit kur kthehen në vendet e tyre.

Burimi i lajmit: https://www.ranker.com/list/everyday-life-of-a-cia-agent/christy-box?ref=rltdlsts_collection

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...