E shtunë, 15 Gusht, 2020
32 C
Tirana

Si e shpëtoi Trump Republikën Islamike të Iranit

Më të lexuarat

VIDEO/ Si rrethoi dhe shtriu përtokë policia organizatorin e ngjarjes së Tushemishtit

Policia ka publikuar sot pamjet nga momentet e arrestimeve të bujshme pasditen e djeshme në Tiranë. Gjatë këtij operacioni, u kapën në zonën e Freskut...

Situata kaotike në Kakavijë, reagon për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën kaotike të krijuar në Kakavijë. Përmes një postimi në Instagram, Rama thekson se...

“A i keni trutë në kokë?”/ Aida Shtino kritikon ashpër mjekët e Infektivit

Gazetarja e njohur, Aida Shtino, ka kritikuar mënyrën se si po menaxhohet situata e pandemisë në vend. Përmes një postimi në Facebook, Shtino ka akuzuar...

Rikthehen shifrat e larta të infektimeve, Italia diskuton mbylljen

Italia ka shënuar në 24 orët e fundit, shifrën më të lartë të infektimeve nga Covid 19 që nga 24 qershori. Ndodhur në këto...

Test para 72 orëve, Mali i Zi me rregulla të reja në kufi

Mali i Zi ka lënë në fuqi kushtin se udhëtarët nga Shqipëria duhet të posedojnë një test negativ nga koronavirusi. Drejtori i Institutit për Shëndetin...

Tërbohen serbët, këngëtarja e njohur nuk e mohon: Po jam shqiptare

Këngëtarja e njohur në Serbi, Edita Aradinovic, ka provokuar keq fansat e saj së fundmi, me anë të një InstaStory. Ajo është pyetur nga një...

Alarmohen banorët e minoritetit turk, komandot greke rrethojnë fshatin e tyre

Forcat komando greke janë fotografuar duke kryer stërvitje me armatim të vërtetë, në fshatrat e banuara prej minoritetit turk në zonën e Ksanthit, në...

Çifti rrezikon 16 vite burg vetëm sepse postuan foton “e ndaluar”

Një çift iranian është dënuar në mungesë me 16 vite burg të kombinuar dhe 74 fshikullime nga sistemi i Gjykatës Revolucionare të vendit. Ish-boksieri, Ahmad...

Pezullohet nga detyra punonjësi i policisë në Kakavijë

Një punonjës policie në Kakavijë është pezulluar sot nga detyra, pasi akuzohet se tentoi të kalonte jashtë radhe një makinë. Me vendim të drejtorit të...

Bill Gates: Ja kur do të shpëtojmë nga pandemia

Filantropi i njohur, Bill Gates, mendon se deri në fund të vitit 2021 bota do të ketë shpëtuar nga makthi i koronavirusit. Në një intervistë...

Nga Ahmad Sadri “Al Jazeera”

Në ditët që pasuan sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA, njerëzit thoshin shpesh:”Bota ka ndryshuar!”. Edhe vrasja e Kasëm Sulejmanit e ka ndryshuar njëlloj botën. Rimesoja e hollë e rendit ndërkombëtar është gërvishtur sërish, për të ekspozuar një xhungël hobsiane, ku terroristët dhe shtetet diktatoriale pretendojnë “të drejtën natyrore” të vetëmbrojtjes, për të vepruar më pas si gjyqtarë apo zbatues të çështjes së tyre.

Dekada e dytë e shekullit XXI, po mbaronte shumë keq për teokratët e Iranit. Arritja më e madhe e presidentit reformist Hasan Ruhani, Plani i Përbashkët i Veprimit  ose “marrëveshja bërthamore” me SHBA-në dhe 4 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB plus Gjermaninë, ngjalli shpresat për një normalitet dhe zhvillim ekonomik në Iran.

Në majin e vitit 2018, kjo shpresë u bë copë e çikë nga administrata Trump. Nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes, nuk ishin as në gjendje dhe as të gatshëm të respektonin detyrimet e tyre, në bazë të asaj marrëveshjeje ndërkombëtare, të vlerësuar shumë nga Këshilli i Sigurimit.

Pas 40 vitesh ekstremizëm, reformatorët brenda sistemit e kishin detyruar regjimin të hidhte një hap drejt moderimit. Por më pas ata mbetën të shtangur, teksa një sasi e madhe vezësh u hodh në fytyrat e tyre. Dhe në nëntorin e vitit 2019, pakënaqësia publike në Iran ishte e dukshme.

Pastaj gjithçka shpërtheu në tjetër valë spontane të zemëratës popullore. Dy vjet më parë, trazirat e shkaktuara nga çmimet e larta, nuk kishin të bënin me vezët. Këtë here, ishte 2-fishuar brenda natës çmimi i benzinës. Ngjarje të tilla, nuk nënkuptojnë thjesht dhe vetëm dëshpërimin ekonomik të njerëzve. Ato flasin për një humbje radikale të besimit në legjitimitetin e Republikës Islamike.

Trazirat e fundit, ishin më të spikatura në shtirjen e tyre të gjerë. Regjimi reagoi me shpejtësi ndaj kryengritjes së re, duke mbyllur internetin dhe duke lëshuar mbi turmën e rebeluar falangat e policisë së veshur me të zeza, të mbështetur nga paramilitarët. Një nga fushat e pakta ku është efikas ky regjim, është aftësia e tij për të shtypur kundërshtimin.

Qindra protestues vdiqën, dhe deri në 7.000 të tjerë u arrestuan. Por qëndrimi i regjimit ndaj këtij rebelimi ishte arroganca ekstreme. Ajo nisi me shprehjet e rregullta të triumfalizmit, të njohura që nga shtypja e Lëvizjes së Gjelbër së vitit 2009. “Përpjekja e kundërrevolucionit”, ishte shndërruar në një arenë ku shefat e policisë dhe ushtrisë, rikonfirmonin besnikërinë e tyre ndaj regjimit, siguronin promovime në detyrë dhe ndërtonin karrierat e tyre politike.

Por në dhjetorin e 2019-ës, fitorja e qeverisë ndaj demonstruesve të dëshpëruar, u duk çuditërisht e urryer. Udhëheqësi suprem, që kishte inkurajuar shtypjen brutale, u duk i pasigurt në pozitën e tij, dhe përfundoi duke i quajtur “dëshmorë” viktimat e trazirave.

Regjimi dukej se i kishte mbijetuar edhe një tjetër sfide. Por legjitimiteti i tij, kishte pësuar të çara për shkak të korrupsionit, mungesës së efikasitetit, depresionin ekonomik dhe izolimit të gjatë politik. Dhe pastaj erdhi një “erë” e fortë që rrahu “velat” e teokratëve iranianë, duke i nxjerrë nga deti në “breg”.

Një dron u shfaq në qiellin mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, duke goditur autokolonën e automjeteve, ku ndodhej udhëheqësi më i njohur ushtarak në historinë e Republikës Islamike. Më “mire” se kaq nuk kishte ku të shkonte. Viktima ishte në një mision diplomatik, për të mundësuar një afrim midis Iranit dhe Arabisë Saudite.

Lexo edhe :   Pompeo: Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Evropën
Lexo edhe :   Pompeo: Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Evropën

Dhe skenari i një heroi të vrarë, nga disa vrasës që punonin për “Satanin e Madh”, vlen shumë sot për regjimin. Kasëm Sulejmani ishte komandanti i Forcës Kuds, njësia më elitare e Trupave të Gardës Republikane Islamike. Ai u bë i njohur që gjatë luftës Iran-Irak. Më vonë krijoi imazhin e njeriut që e mbajti ISIS-in jashtë Iranit.

Ai u quajt “dëshmor i gjallë” nga Lideri Suprem, dhe njerëzit pranë tij e njihnin për stilin e tij spartan të jetesës, mos-korruptimin dhe përulësinë e tij. Megjithë pikëpamjen negative të shumë iranianëve, mbi aventurat rajonale të qeverisë së tyre dhe ndërhyrjet e panevojshme në politikën arabe, Sulejmani nuk u hodh poshtë.

Përkundrazi, ai u pa si një ushtar që bënte punën e tij. Vrasja e Sulejmanit, e elektrizoi popullsinë iraniane. Turmat që morën pjesë në ceremoninë mortore varrosjes, janë krahasuar me ato që u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën Ajatollah Ruhollah Khomeinit 3 dekada më parë.

Dhe pastaj, presidenti Trump vuri “qershinë mbi tortë”, duke kërcënuar se do të bombardonte qytetet iraniane, dhe shkatërronte trashëgiminë kulturore persiane. Falë sjelljes së Trump, Udhëheqësi Suprem tejet jopopullor dhe shpura e tij, po udhëheqin tani me lot në sy turmat e mëdha, që mbajnë zi për gjeneralin.

Njerëzit po brohorasin sërish “Vdekje Amerikës”, ashtu siç ata e kuptojnë këtë gjë. Por, sa të rëndësishme janë politikisht turmat e entuziazmuara? Përgjigja varet nga konteksti. Në rastin e Iranit, ato janë shumë të rëndësishme. Duhet të mos harrojmë se shtylla kurrizore teokratike e Republikës Islamike, bazohet në interpretimin e çuditshëm nga Ajtollah Khomeini të teologjisë politike shiizmit.

Traktati i tij, injoroi me guxim traditën mijëvjeçare të Islamit Shiit, bazuar në pritjen e Ardhjes së Shpëtimtarit. Khomeini propagandoi një islam politik në mungesë të Shpëtimtarit. Teokracia e Republikës Islamike sapo kishte lindur. Dhe legjitimimi i regjimit, duhej të mbështetej në diçka tjetër përveç doktrinës fetare.

Dhe zëvendësues ishte populizmi revolucionar i shekullit të XX-të. Kjo është arsyeja, pse turmat janë thelbi i Republikës Islamike të Iranit. Zgjedhjet popullore dhe demonstratat e kontrolluara, janë të domosdoshme për një teologji politike funksionale. Turmat që kishin qenë “lëngu i jetës” për Republikën Islamike në dekadën e saj të parë, nisën të jenë gjithnjë e më shumë helmi i saj. Zhgënjimi gradual, jo vetëm me infrastrukturën teokratike (të kryesuar nga udhëheqësi suprem), por edhe elementët më demokratikë (parlamenti dhe presidenca) e politikës iraniane, është bërë i dukshëm gjatë 2 viteve të fundit.

Edhe reformatorët, kanë pësuar një krize legjitimiteti. Vetëm një gjë që mund të ringjallte sistemin:Një armik i jashtëm i fortë. Dhe cili mund të ishte më i mirë se sa Amerika, “Satanai i Madh”? Problemi ishte se pas 4 dekadash, ky refren e kishte humbur besueshmërinë. Me vrasjen e Sulejmanit, dhe rikthimin e sanksioneve, Irani po ripërjeton ditët e para të Revolucionit Khomeinist./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zvogëlohet radha e makinave në Kapshticë, pala greke nis punën me 4 sportele

Bëhet me dije se është zvogëluar radha e makinave në Kapshticë. Pala greke ka nisur të punojë me katër sportele duke përshpejtuar edhe procedurat, shkruan...

Gjermania shënon numrin më të lartë të rasteve me koronavirus që nga prilli

Gjermania ka regjistruar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit. Sipas institutit gjerman “Robert Koch”, në Gjermani...

Atentati te hoteli në Tushemisht/ Arrest me burg për ekzekutorin e ngjarjes

Gjykata e Korçës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Anterio Kaloshi. Ai u arrestua dy ditë më parë gjatë operacionit të...

Situata në Kakavijë e Kapshticë/ Ja kush do të lejohet të kalojë nga nesër

Policia e Shtetit bën me dije se duke filluar nga data 16 gusht, nuk do të lejohet kalimi drejt Greqisë pa testin e koronavirusit. Nga...

BE-ja po përgatit sanksione kundër Bjellorusisë

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutuan gjatë një video-takimi të posaçëm për situatën në Bjellorusi dhe duan t'i ndëshkojnë me sanksione përgjegjësit për dhunën...