E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Si e shohin ekspertët e huaj “non paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Ekspertët e huaj kanë komentuar “non paper”-in që qarkullon në BE dhe që po përflitet si marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Eksperti amerikan për Ballkanin, David Phillips thotë se te kjo marrëveshje, SHBA-ja nuk ka asnjë rol.

“Ky non paper nuk adreson asnjë rol të SHBA gjatë procesit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi i BE-së më vete nuk ka rezultuar efektiv në të kaluarën. Pa angazhiin e fuqishëm të SHBA-ve, palët nuk kanë gjasa të arrijnë një marrëveshje dhe nëse e arrijnë, nuk ka gjasa të kenë vullnetin politik për të ndërmarrë hapa për ta zbatuar një marrëveshje” – tha ai.

Ndërsa, Lukas Mandl, deputeti i Parlamentin Evropian thotë se publikimi i këtyre marrëveshjeve dhe letrave nuk kanë një qëllim të pastër dhe se gjëja më e rëndësishme është pozicionimi i vendeve të BE-së përballë “non paper”-it.

“Unë nuk do të marr pjesë në këtë strategji të re, për të ndikuar situatën në Ballkanin Perëndimor në një mënyrë të keqe përmes letrave të çfarëdo burimi, të cilat kanë për qëllim të shkaktojnë një lojë faji.

Unë e kuptoj Gjermaninë dhe Francën që e mohojnë të jenë autorë të këtij punimi. E rëndësishme për punën time parlamentare të përditshme janë pozicionet reale të këtyre dy vendeve dhe të gjithë 25 vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të kolegëve të mi në Parlamentin Evropian”, u shpreh ai.

Në gjuhën e institucioneve evropiane, “non-paper” është dokument joformal, zakonisht pa theksim të qartë, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, veçanërisht në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që të kërkohet marrëveshja për ndonjë çështje të kontestuar procedurale ose politike. “Non-paper” është formë e zakonshme komunikimi e një ose më shumë anëtareve të BE-së rreth një çështjeje të caktuar. /lapsi.al/

Lexo edhe :   Kurti nga Tirana: Serbia të njohë Kosovën, ecim më shpejt drejt BE-së
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...