Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si e luftojnë fëmijët koronavirusin

5 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Si e luftojnë fëmijët koronavirusin

Pse koronavirusi prek shumë më pak fëmijët se sa të rriturit është bërë një mister i vazhdueshëm i pandemisë. Shumica dërrmuese e fëmijëve nuk sëmuren; kur e bëjnë, zakonisht shërohen.

Studimi i parë për të krahasuar përgjigjen imune tek fëmijët me atë tek të rriturit gjen një arsye për fatin relativisht të mirë të fëmijëve. Tek fëmijët, një degë e sistemit imunitar evoluon për t`u mbrojtur kundër patogjenëve të panjohur, duke shkatërruar me shpejtësi koronavirusin para se të shkaktojë dëme në trupat e tyre, sipas hulumtimit botuar këtë javë në Science Translational Medicine.

“Përfundimi është po, fëmijët reagojnë ndryshe imunologjikisht ndaj këtij virusi, dhe duket se kjo i mbron ata”, thotë dr.Betsi Herold, eksperte e sëmundjeve infektive pediatrike në Kolegjin e Mjekësisë “Albert Einstein”, që drejtoi studimin.

Tek të rriturit, reagimi i sistemit imunitar është shumë më i heshtur, zbuluan ajo dhe kolegët e saj. Kur trupi ndesh një patogjen të panjohur, ai përgjigjet brenda disa orësh me një reagim të vrullshëm të aktivitetit imunitar, e quajtur një përgjigje imune e lindur.

Mbrojtësit e trupit futen shpejt në luftë, dhe fillojnë të lëshojnë sinjale që bëjnë thirrje për energji rezervë. Fëmijët shpesh hasin patogjenë që janë të rinj për sistemin e tyre imunitar. Mbrojtja e tyre e lindur është e shpejtë dhe mbizotëruese.

Me kalimin e kohës, ndërsa sistemi imunitar ndesh patogjen pas patogjeni, ai ndërton një repertor që njihet si “të këqijtë”. Kur trupi arrin moshën e pjekurisë, ai mbështetet në një sistem më të sofistikuar dhe të specializuar i përshtatur për të kujtuar dhe luftuar kërcënimet specifike.

Nëse sistemi imunitar i lindur i ngjan reagimit të urgjencës, sistemi adaptues përfaqëson specialistët e aftë në spital. Sistemi adaptues ka kuptim biologjikisht, sepse të rriturit rrallë hasin një virus për herë të parë, thotë dr.Majkëll Mina, imunolog pediatrik në Shkollën Epidemiologjike të Harvard TH Chan në Boston.

Por koronavirusi është i ri për të gjithë, dhe sistemi i lindur zbehet ndërsa të rriturit plaken, duke i bërë ata shumë më të prekshëm. Trupit të një njeriu të rritur i duhet kohë që ta zgjojë dhe bëjë të funksionojë sistemin e specializuar adaptues, ndërkohë virusi ka pasur kohë për të bërë dëmin e tij, thuhet në studimin e Herold.

Ajo dhe kolegët e saj krahasuan përgjigjet imune të 60 të rriturve dhe 65 fëmijëve dhe të disa të rinjve nën moshën 24-vjeç, ku të gjithë ata u shtruan në spital në Qendrën Mjekësore Montefiore në Nju Jork nga 13 marsi deri më 17 maj.

Pacientët përfshinin 20 fëmijë me sindromën inflamatore multisistemike, reagim shumë të dobët dhe ndonjëherë vdekjeprurës të imunitetit lidhur me koronavirusin. Në përgjithësi, fëmijët u prekën lehtë nga virusi, krahasuar me të rriturit, duke shfaqur simptoma gastrointestinale si diarre dhe humbje të shijes ose aromës.

Vetëm 5 fëmijë kishin nevojë për ventilim mekanik, krahasuar me 22 nga të rriturit; dy fëmijë vdiqën, krahasuar me 17 të rritur. Studiuesit zbuluan se fëmijët kishin nivele shumë më të larta të gjakut në dy molekula të veçanta imune, interleukin 17A dhe gama e interferonit, zbuluan studiuesit. Molekulat ishin shumë më të bollshme tek pacientët më të rinj dhe uleshin në mënyrë progresive me kalimin e moshës.

“Ne mendojmë se kjo po i mbron këta fëmijë të vegjël, veçanërisht nga sëmundjet e rënda të frymëmarrjes, sepse ky është me të vërtetë ndryshimi kryesor midis të rriturve dhe fëmijëve”, thekson Herold. Tek disa pacientë të rritur që janë të prekur me COVID-19, shtoi ajo, mungesa e një përgjigje të fortë dhe të hershme, mund të shkaktojë një reagim adaptiv intensiv dhe të parregulluar që mund të çojë në sindromën e distresit respirator akut dhe n në fund tek vdekja.

Të gjithë viruset kanë hilet e tyre për t’iu shmangur sistemit imunitar të lindur, dhe koronavirusi është veçanërisht i aftë për këto hile. Tek fëmijët, interleukina 17A prodhohet herët gjatë rrjedhës së infeksionit, dhe kjo pengon përpjekjet e virusit për t’iu shmangur përgjigjes së lindur dhe për të shmangur përgjigjen e mëvonshme adaptive.

“Ne mendojmë se kjo i mbron ata, pra një lloj reagimi imunitar më i fuqishëm adaptues që lidhet me atë hiper-inflamacion”, shprehet Herold. Ekspertë të tjerë thanë se studimi ishte i mirë, por kishte kufizimet e veta – ashtu si shumica e studimeve mbi koronavirusin – për shkak se njerëzit deklarojnë shumë vonë që janë të prekur nga infeksioni.

“Përgjigja imune e lindur, fillon disa orë pas ekspozimit ndaj një patogjeni, por njerëzit zakonisht nuk vijnë në spital deri rreth një javë pas infektimit me koronavirusin, ata vijnë vetëm kur simptomat janë të forta”, tha Akiko Ivasaki, një imunolog në Universitetin e Jeilit.

Atëherë është tepër vonë për të studiuar se si sistemi i lindur imunitar i përgjigjet virusit, tha ajo. Disa shkencëtarë kanë vlerësuar se fëmijët mund ta kalojnë më lehtë, pasi ata kanë qenë më të ekspozuar ndaj viruseve që futen në familjen e koronavirusit dhe që shkaktojnë ftohje të zakonshme, dhe kjo mund t’u ofrojë atyre një farë mbrojtjeje.

Por studimi i ri nuk gjeti ndryshime të rëndësishme në përgjigjet imune ndaj këtyre viruseve midis grupeve, vuri në dukje Ivasaki. Një tjetër teori thotë se fëmijët gjenerojnë një përgjigje më të fortë të antitrupave, që e spastrojnë virusin në mënyrë më efikase sesa tek të rriturit. Por një studim i ri zbuloi se njerëzit e moshuar të sëmurë rëndë prodhuan antitrupat më të fuqishëm.

Ky rezultat, mund të konfirmojë një shqetësim bezdisës midis studiuesve: që prania e këtyre antitrupave të fuqishëm kontribuon në sëmundjen tek të rriturit, në vend se t’i ndihmojë ata të luftojnë virusin – një fenomen i quajtur rritja e varur nga antitrupat.

Prodhuesit e vaksinave, po monitorojnë me kujdes vullnetarët që do të testohen për shenjat e këtij problemi. “Kjo është një temë që të gjithë po i sjell vërdallë”, thotë dr.Xhejn Bërns, eksperte e sëmundjeve infektive pediatrike në Universitetin e Kalifornisë.

“A ka gjasa që prania e lartë e disa antitrupave të jetë në të vërtetë e keqe për ju, apo e kundërta e mirë për ju?”, pyet ajo. Ndërkohë studiuesit duhet të mësojnë se çfarë ndodh tek fëmijët pas rritjes fillestare të imunitetit, tha Burns. Fëmijët prodhojnë një përgjigje të fortë imune, por trupat e tyre duhet ta “fikin’ atë shpejt pasi të ketë kaluar rreziku.

Nëse ky virus bëhet endemik, si koronaviruset që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, fëmijët përfundimisht do të zhvillojnë mbrojtje adaptive aq të forta, sa nuk do të përjetojnë problemet që të rriturit po kanë tani, thotë Mina.

Burimi: https://www.boston.com/news/coronavirus/2020/09/28/how-do-children-fight-off-the-coronavirus

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: femijetluftojnëpandemiaVirusi

TË LIDHURA

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua pranë Koplikut; drejtuesi i plagosur u largua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua pranë Koplikut; drejtuesi i plagosur u largua

21:41 | 15/11/2025
Next Post
“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Caktohet data kur do të fillojë viti i ri akademik 2020-2021

Caktohet data kur do të fillojë viti i ri akademik 2020-2021

Përse Berisha pranon të dëshmojë vetëm para Fevziut

Përse Berisha pranon të dëshmojë vetëm para Fevziut







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com