Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si duhet kuptuar vendimi i Gjykatës së Strasburgut pro Lapsi.al

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Fundi pa lavdi i treshes Mustafa, Veliu, Hoti

Nga Andi Bushati

Sot ka ndodhur një ngjarje e rrallë, një nga ato që mbahen shënim në historinë e drejtësisë dhe mediave të një vendi. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e ka urdhëruar shtetin shqiptar, të pezullojë sekuestron ndaj redaksisë së Lapsi.al, që prezumonte marjen nga SPAK të kompjuterave, serverave dhe celularëve të ne gazetarëve që zbuluan skandalin e përgjimit të 910 mijë banorëve të kryeqytetit, për qëllimet elektorale të PS.

Ky vendim i Strasburgut ka një rëndësi të dorës së parë, për disa arsye.

Jo vetëm se ai u mor me një urgjencë maksimale dhe pa pritur që çështja të kalonte nëpër të gjitha shkallët e gjykimit në Shqipëri.

Jo vetëm se ai përbën një precedent aspak të zakonshëm edhe për këtë gjykatë.

Jo vetëm se ai është detyrues për Shqipërinë, duke i obliguar SPAK-un dhe Prokurorinë e Posaçme të zbythen nga aventurat e tyre me motivim politik.

Jo vetëm se mbron misionin e gazetarisë investigative dhe burimet e saj që denoncojnë krimin dhe korrupsionin.

Vendimi erdhi në një kohë kur zbulimi i njërit prej skandaleve më të mëdha shtetërore, politike dhe elektorale në vend po merrte një rrugë kryekëput të shtrembër.

Pasi Lapsi.al publikoi historinë se si Partia Socialiste survejonte për interesat e pushtetit të saj të dhënat tona personale, qoftë SPAK qoftë Gjykata e posaçme i futën hetimet në një hulli qorre. Ato u shndërruan në kamikazë të partisë duke e shfrytëzuar hetimin jo për të parë se kush po dëmtonte qytetarët, por në të kundërt, se kush po tradhëtonte partinë në pushtet. Prandaj të dyja institucionet e sapo dala nga reforma në drejtësi, u vërsulën për të kërkuar nga ne burimin, pa guxuar, as të pyesin, as të hetojnë, qoftë e-Albanian që dyshohet se i ka nxjerrë të dhënat, qoftë partinë në pushtet që i ka keqpërdorur ato.

Por, në frymën e drejtësisë perendimore që aplikon Strazburgu, dorëzimi i burimit nga gazetarët është një nga mundësitë e fundit, që mbetet e diskutueshme edhe kur nuk ka asnjë rrugë tjetër. Prandaj Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e hodhi poshtë dhe urdhrin e SPAK dhe vendimin e prokurorisë.

E në këtë kuptim, ky lajm i mirë nga Strasburgu, e tejkalon shumëfish rëndësinë që ka për Lapsi.al në veçanti, për gazetarinë në plan më të gjërë, dhe për inkurajimin e atyre që denoncojnë krimet e pushtetit.

Ai demostron se mbetet gjithmonë një shpresë për tu mbrojtur nga pushteti abuziv që arrin të kapë dhe drejtësinë.

Së dyti, ai ka një interes publik se na shërben si një pasqyrë. Ndërkohë që në vend po vazhdon të trumbetohet me hosana reforma në drejtësi, kjo që ka ndodhur është një provë flagrante se po kthehemi tek gjyqtarët dhe prokurorët e kohës së plepave. Mendësia me të cilën ka marrë vendimin Strasburgu dhe ajo me të cilën proceduan SPAK dhe gjykata jonë, nuk kanë asnjë pikë të përbashkët. Ato tregojnë se sa ende larg jemi nga ajo që propogandohet dhe se sa reale është përralla që na shesin në Tiranë disa ambasadorë kalimtarë. /lapsi.al/

Tags: ANDI BUSHATIlapsiSPAK

TË LIDHURA

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

22:47 | 19/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi
Aktualitet

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025
Next Post
“Pse Rama i urren Lubonjën dhe Bushatin më shumë sesa ne të tjerëve?”

Nëse fiton Rama, ne do të ikim

Biden: Brenda korrikut vaksina të mjaftueshme për të gjithë amerikanët

SHBA premton reduktim të shpejtë të burimeve energjetike me bazë karbonike

Balla: PS, partia e vetme që ka bashkëdrejtim mes grave dhe burrave

Taulant Balla: Partia Socialiste nuk ka blerë kurrë vota!

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin
Showbizz

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin

by mirseda
12:51 | 20/06/2025
0

Gjesti, fituesi fenomenal i ”Big Brother Albania Vip 4”, vijon që të jetë një nga emrat më...

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

12:33 | 20/06/2025
Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

12:05 | 20/06/2025
Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

11:54 | 20/06/2025
“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

11:33 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com