Si do të veprohet nëse do ezaurohen kapacitetet? Zbulohen skenarët

Në bazë të situatës së pandemisë, do të shihet se si do të veprohet me spitalet nëse do të tejmbushen me pacientë të infektuar. Tashmë Ministria e Shëndetësisë e ka të qartë se çfarë strategjie do të ndjekë, nëse ezaurohen kapacitetet. Në një komunikim për mediat dhënë mesditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se në momentin që do të evidentohet mbingarkesë në spitalet Covid, fillimisht do të hapen 5 spitalet e para rajonale. Në skenar janë përfshirë gjithsej 11 spitale rajonale.

Spitalet rajonale janë të përgatitura, dhe se janë realizuar të gjitha procedurat paraprake, në rast se do të jetë nevoja për të trajtuar pacientët me covid.

“Spitalet rajonale janë të përgatitura, pasi kanë realizuar të gjitha procedurat paraprake, të mos harrojmë që janë pjesë tërësore e sistemit shëndetësor dhe kanë qenë pjesë e situatës epidemike që në krye të herës”, tha ajo.