E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Si do të funksionojnë pasaportat e vaksinave për udhëtimet jashtë vendit

Nga: Kelvin Chan “Medicalxpress”

Fletë-kalimi, valixhe, pasaportë dhe … certifikatë dixhitale e vaksinimit? Të etur për të shmangur humbjen e të ardhurave nga një sezon tjetër veror për shkak të koronavirusit, Bashkimi Evropian, disa qeveri aziatike dhe industria e linjave ajrore, po përpiqen që të krijojnë të ashtuquajturat pasaporta të vaksinave anti-Covid-19, për të ndihmuar në rifillimin e udhëtimeve ndërkombëtare.

Ata janë duke punuar mbi disa sisteme që do të lejojnë udhëtarët të përdorin aplikacione të telefonit celular për të provuar se janë vaksinuar, gjë që mund t’i ndihmojë ata të shmangin kërkesat për t’u karantinuar në destinacionet e tyre.

Por këto projekte, përballen gjithashtu me sfida teknike, dhe me shumë pikëpyetje rreth privatësisë dhe pabarazisë në shpërndarjen e vaksinave mbeten. Përdorimi i pasaportave të vaksinimit brenda vendit për të rihapur ekonomitë lokale, është debatuar ashpër në SHBA dhe jo vetëm, me shumë njerëz dhe biznese që e kundërshtojnë futjen e tyre si një parakusht për të hyrë në pabe, koncerte apo aktivitete sportive.

Sidoqoftë, ekzistojnë një prirje më e madhe për t’i përdorur ato për udhëtimet ndërkombëtare, sidomos pasi vende si Islanda i hapën kufijtë e tyre për vizitorët e vaksinuar, dhe të tjerët si Arabia Saudite, kanë filluar të lejojnë qytetarët e vaksinuar të udhëtojnë jashtë vendit.

Vendimi i BE-së javën e kaluar për të rihapur kufijtë e saj për udhëtarët plotësisht të vaksinuar, e shton edhe më shumë urgjencën e kësaj çështje. Pjesa e parë e një pasaporte të vaksinës, është regjistri zyrtar elektronik, që vërteton imunizimin e përdoruesit nga koronavirusi.

Bashkimi Evropian, Kina dhe Japonia, po punojnë për krijimin e certifikatave të tyre dixhitale të vaksinimit në funksion të udhëtimeve ndërkufitare. Ndërkohë, Britania e Madhe, e përditësoi aplikacionin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar javën e kaluar, për t’i dhënë mundësi përdoruesve të vaksinuar që të provojnë statusin e tyre kur udhëtojnë jashtë, lëvizje që përkon me një lehtësimin e rregullave të udhëtimit ndërkombëtar.

Ndërkohë janë duke u zhvilluar testime mbi certifikatën dixhitale të BE-së, e cila do të konfirmojë edhe rezultatet e testit ndaj Covid-19 apo shërimin nga virusi. Ajo mendohet të nisë përdorimin në fund të qershorit, duke u dhënë mundësi qytetarëve të unionit të ribashkohen me miqtë dhe të afërmit e tyre që jetojnë në 30 vendet e kontinentit.

Mbetet ende e paqartë se ku dhe si do të kontrollohen saktësisht certifikatat e udhëtarëve në vendet e BE, në kushtet kur nuk ka pika të kontrollit të kufirit të brendshëm. Zyrtarët në Bruksel, thonë se kjo do të varet nga vendet individuale.

Ideja është që udhëtarët të shfaqin një kod QR në telefonët e tyre, në mënyrë që ai të skanohet në një aeroport apo stacion treni, duke përdorur një aplikacion zyrtar të verifikimit, që ta verifikojë dokumentin me bazat e të dhënave kombëtare, përmes një “portali” teknik të Bashkimit Evropian.

Lexo edhe :   Asnjë viktimë nga koronavirusi, 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk rekomandon paraqitjen e provës së vaksinimit si një kërkesë për udhëtimet ndërkombëtare, duke përmendur si shkak shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave, edhe pse vendet këshillohen të zhvillojnë përkohësisht një “Certifikate të Vaksinimit të Zgjuar”.

Gjithashtu, udhëtarët kanë nevojë për një aplikacion në smartfonët e tyre për të pasur çdo lloj certifikatë zyrtare të vaksinimit. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, një grupim i industrisë së linjave ajrore, ka aplikacionin e saj, IATA Travel Pass, ku janë regjistruar linjat ajrore si Qantas, Japan Airlines, Emirates, British Airëays dhe Virgin Atlantic.

Lexo edhe :   A do të vazhdojë BE ta lërë pas dore Ballkanin Perëndimor?

Në një nismë rivale, organizata jofitimprurëse CommonPass, ka krijuar një aplikacion për kompanitë Cathay Pacific, JetBlue, United dhe Lufthansa. Pra udhëtarët mund t’i përdorin tashmë këto aplikacione, për të verifikuar nëse rezultatet e testeve të tyre anti-Covid janë pranuar në destinacionin ku ata do të shkojnë.

Travel Pass dhe CommonPass, janë deri tani janë në dispozicion vetëm për udhëtarët në linjat ajrore që po i përdorin ato. Por që të dyja mund të integrohen gjithashtu në aplikacionet e udhëtimeve të linjave të tjera ajrore, në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të verifikojnë statusin e tyre të vaksinës kur kontrollojnë fluturimin e tyre në internet.

Kreu i CommonPass, Pol Mejer thotë se pasaportat e vaksinave do të bëhen shumë të përhapura. “Ne presim që kjo të mbetet si një kriter i domosdoshëm për udhëtimet ndërkombëtare”- thotë ai. Dokumentet e rreme në lidhje me testet ndaj Covid-19, kanë qenë një problem gjatë kësaj pandemie.

Por zhvilluesit e aplikacioneve, thonë se versionet dixhitale kanë masa mbrojtëse që zbulojnë falsifikimet. IATA thotë se nuk verifikon rezultatet e testit apo statusin e vaksinimit, por vepron si një kanal ku laboratorët e regjistruar i dërgojnë në mënyrë të sigurta këto detaje tek udhëtarët, identiteti i të cilëve në aplikacion mund të përputhet vetëm me personin që ka bërë testin apo vaksinën.

Aplikacioni skanon fytyrën e një udhëtari, duke përdorur kamerën e telefonit, dhe e përputh atë me detajet biometrike të pasaportës, teksa bëhen kontrolle për të shmangur mundësinë që dikush tjetër të përdorë identitetin e tij.

Po njerëzit që nuk kanë smartfonë? Apo familjet që nuk kanë pajisje të tilla për secilin anëtar të familjes? Zyrtarët në IATA dhe BE, thonë se po punojnë për një zgjidhje, përfshirë opsionin e certifikatave të shtypura në letër.

Burimi i lajmit: medicalxpress. Përshtati: Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...