Aksioni vendimtar i sfidës u përball në mesfushë me një Marcelo shumë zemërgjerë.
Braziliani mblodhi trupin dhe kaloi duart mbrapsht për të mos penguar lojtarin katalanas, i cili u shkëput. Në të njëjtën kohë do ishte mëse e pranueshme, ndërhyrja me faull ndaj lojtarit katalanas.
Mbas shënimit të golit, Ronaldo, u pa teksa nervozohej; ai bërtiti ndaj Marcelos: “Duhet të kishe ndërhyrë”.
Faullet në të tilla raste, cilësohen faulle taktikë dhe ndëshkohen me karton të verdhë. Nuk cilësohen ndërhyrje antisportive, por taktike.
http://www.dailymotion.com/video/x5jgna9_lionel-messi-3-2-goal-vs-real-madrid-23-04-2017_sport