E hënë, 1 Qershor, 2020
20 C
Tirana

Si dilet nga izolimi duke shpëtuar si njerëzit ashtu edhe ekonominë

Më të lexuarat

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Bllokimi i kufirit me Kosovën/ Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e palës kosovare, për të mos lejuar futjen në territorin e tyre të makinave nga Shqipëria,...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

Qershori nis i freskët, ja si parashikohen temperaturat gjatë javës

Ndonëse ka nisur zyrtarisht stina e verës, java e parë do të sjellë mot të freskët. Edhe kjo javë do të shoqërohet nga mot...

“Shqiptarët janë popull kafe-dashës”, në mars-prill u importuan rreth 1600 ton

Mbyllja e bareve, nuk i kanë penguar shqiptarët të konsumojnë kafe në shtëpitë e tyre. Përkundrazi, gjatë muajit prill janë importuar 922 ton kafe. Qëndrimi...

Hapja e kufirit/ Procedurat e kalimit në Kosovë dhe Mal të Zi

Në një njoftim të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, bëhet me dije se nga sot Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën e Malin e...

Atentati para hotelit në Kurbin, ja kush dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

Dalin të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë. Si pasojë e...

Nga: Ian Mulheirn “The Indipendent”

Si mund të shpëtojmë nga bllokada e shkaktuar nga koronavirusi? Disa mund të thonë se shtrimi i kësaj pyetje është i parakohshëm. Po sikur ajo të minojë mesazhin e qeverisë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, për të shpëtuar shumë jetë njerëzish?

Gjithsesi, pasi të bjerë numri i rasteve të reja me Covid-19, rruga për të dalë nga kjo krizë do të kërkojë zgjedhje të vështira, dhe një mbështetje të gjerë publike.

Nëse nuk fillojmë ta ndërtojmë tani këtë mbështetje, kostoja e shkaktuar koronavirusi – si përsa i përket jetëve të humbura, ashtu dhe jetesës sonë – do të vazhdojë që të rritet.

Qeveria britanike ka 6 opsione kryesore për mposhtjen e Covid-19. Së pari, ajo mund të përpiqet të mbajë në fuqi masat aktuale agresive të distancimit social, derisa të zhvillohet një vaksinë kundër këtij virusi për 12-18 muaj muaj.

Kjo praktikë do të kufizonte numrin e vdekjeve. Por një strategji e tillë, do të sillte një kosto të jashtëzakonshme  sociale, mendore, fizike dhe ekonomike. Ne mund ta shohim veprimtarinë ekonomike të bjerë këtë vit me të paktën një të tretën, papunësinë të shtohet me miliona njerëz, dhe të dëmtohen rëndë dhe në mënyrë të përhershme standardet tona të jetesës.

Përballë kostove të tilla, është e vështirë të shihet se si mund të ruhet mbështetja e publikut për karantinën. A mundet që qeveria të lehtësojë gradualisht kufizimet, kur rastet e reja të virusit të zvogëlohen shumë? Kjo qasje në vetvete, ka të ngjarë të sjellë një valë të re infektimesh.

Asnjë vend, nuk ka arritur ende të vërë nën kontroll virusin, pa masat e rrepta të distancimit sociale. Një studim i Kolegjit Mbretëror të Londrës, sugjeron që përhapja e tij mund të kërkojnë shumë kohë që të ndalet plotësisht. Ndërkohë, qeveria mund të synojë të heqë ose rivendosë kufizimet me kalimin e kohës për të kontrolluar epideminë.

Masat më të ashpra do të vendosen, kur rastet e reja do të kapërcejnë një prag të caktuar, dhe më pas do të lehtësohen pasi numrat të bien. Kostot mbi shëndetin e popullatës, do të ishin të rëndësishme, dhe gjatë vitit të ardhshëm do të çonin në mijëra të vdekur.

Por asnjëra nga strategjitë nuk ofron shumë për jetesën e njerëzve. I njëjti ekip studiuesish nga Kolegji Mbretëror, vlerëson se do të duhet të kalojmë më shumë se dy të tretat e kohës nën karantinë. Është e vështirë t’u thuash shumë bizneseve që punësojnë njerëz apo investojnë mbidijen, që ekonomia do ta kalojë pjesën më të madhe të vitit në “ngrirje” të thellë.

Po në lidhje me “certifikatat e imunitetit”? Nëse do të mund të bënim një test të besueshëm të antitrupave, ndoshta njerëzit që janë prekur nga koronavirusi dhe që kanë fituar tashmë imunitet, mund të lejohen të rikthehen në punë. Por kjo gjë paraqet disa probleme, dhe më e rëndësishmja nuk ekziston asnjë provë e tillë e besueshme.

Edhe kur ndodh, nëse më pak se 10 për qind e popullsisë e ka pasur këë sëmundje, ne atëherë jemi duke propozuar të mbajmë 90 përqindëshin tjetër të izoluar në shtëpi për një vit derisa ta mposhim virusin? Certifikatat e imunitetit, kanë në vetvete edhe probleme etike, por janë edhe joekonomike.

Lexo edhe :   Nga Tayna e deri tek Ledri Vula, ja sa milionë humbën me pandeminë
Lexo edhe :   Ish-deputeti maqedonas del pozitiv me koronavirus

Testet e shumta në numër, kane qenë në rendin e ditës javët e fundit, dhe është e mundur të imagjinohet një strategji e pestë e daljes nga kjo situate, bazuar vetëm në këtë qasje. Por me periudhën e inkubacionit të koronavirusit, që zgjat zakonisht më pak se një javë, rezultati i një testi vlen vetëm për disa ditë.

Kjo sugjeron se një metodë e testimit të rastit, do të duhet të mbulojë shumë miliona njerëz çdo javë, për të mbajtur nën kontroll një shpërthim të ri epidemik. Mund të duhen shumë muaj, për të pasur në dispozicion mjetet dhe infrastrukturën logjistike për një program të tillë, dhe Britania nuk ka kaq shumë kohë për të pritur.

Atëherë truku është të maksimizojmë vlerën e kapacitetit të testimit që kemi aktualisht, duke e bashkuar atë me një sistem, për të mbyllur zinxhirin e transmetimit të virusit midis personave të infektuar. Nëse dikush që rezulton pozitivisht me Covid-19, ka mundësi të paralajmërojë shpejt të gjithë ata me të cilët kanë qenë në kontakt të kohëve të fundit, duke i nxitur ata të izolohen, ne mund ta nxjerrim jashtë loje këtë virus.

Prandaj, gjurmimet e kontaktit, të bazuara në aplikacione të kombinuara me testimin në masë, janë mënyra e vetme të mundshme për të dalë nga kriza aktuale. Ajo na lejon që të shpëtojmë shumë jetë njerëzore, pa e dëmtuar ekonominë.

Por që kjo qasje të funksionojë, një aplikacion i tillë duhet të përdoret nga shumica e popullatës. Dhe për të ecur më shpejt në këtë drejtim, kjo strategji mund të kombinohet me masa shtesë, si mbrojtja e personave mbi 65-vjeç, me një qasje nga rajon në rajon, për t’i dhënë fund karantinës, deri në kohën kur mbulimi i aplikacionit dhe kapaciteti i testimeve të jenë mjaftueshëm të mëdha për ta mposhtur koronavirusin.

Masa të tilla ndërhyrëse të kontrollit, do të shtrojnë pyetje të rëndësishme në publik, dhe efektiviteti i tyre do të varet nga arritja e një pranimi të gjerë. Kjo duhet të jetë e arritshme. Ne s‘kemi nevojë që të reagojnë sipas mënyrave oruelliane, si në Korenë e Jugut, për të gjurmuar dhe publikuar vendndodhjet e qytetarëve.

Shumë më premtuese është qasja e Singaporit, përmes një aplikacioni që regjistron detajet e telefonit të personave anonimë, që kanë depërtuar brenda intervalit të ngushtë të Bluetooth. Më pas kontaktet lajmërohen menjëherë nga dikush, që sapo ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndërkohë, të dhënat e kontakteve fshihen automatikisht pas disa ditësh.

Organizata Botërore e Shëndetit, këshillon që vendet e prekura të mos heqin kufizimet e bllokimit, përveçse nëse ato janë të sigurta se kanë një sistem gjurmimi, por dhe testimi që i mban të sigurta komunitetet.

Përdorimi i këtij sistemi gjurmimi, nuk ka të bëjë vetëm me shkeljen e privatësisë, por gjithashtu edhe që publiku britanik të jetë i qetë me përdorimin e tij. Në këtë garë me kohën, ne duhet të diskutojmë se çfarë nënkuptojnë tani për shoqërinë këto masa urgjentisht të nevojshme.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për herë të parë pas 3 muajsh, Spanja nuk regjistron asnjë viktimë nga koronavirusi

Një lajm i mirë vjen nga Spanja, e cila për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë nuk ka shënuar asnjë viktimë nga...

Atentati në Laç/ Gazetari tregon të shkuarën e biznesmenit Paulin Marku

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar tjera detaje lidhur me biznesmenin Paulin Marku (Gjergji), i cili mbeti i vrarë si pasojë e një atentati...

Rifillimi i kampionatit/ Ekzekutivi i FSHF-së miraton një sërë vendimesh

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. Përmes një njoftimi për mediat, FSHF tregon se...

Trump vlerëson Gardën Kombëtare, fajëson “anarkistët”

Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi Gardën Kombëtare, duke thënë se ajo po bën një punë të shkëlqyer, në përgjigje të protestave që u...

Mbyllja e kufirit me Shqipërinë, Thaçi ‘shpërthen’ në akuza ndaj Kurtit

Presidenti Hashim Thaçi ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me vendimin për të bllokuar sot hyrjen e kamionëve nga Shqipëria drejt territorit të tyre,...
WhatsApp KONTAKTO TT