Stil

“Si blen Rolex me rrogë gazetarie?” Ilda Bejleri e thotë troç ku i gjen paratë për jetën e shtrenjtë

               Publikuar në : 12:13 - 22/07/19 user tir

Gazetarja e njohur e sportit Ilda Bejleri ka nisur pushimet në Mykonos dhe me aq sa kemi parë nga fotot e saj të publikuara në rrjetet sociale, ajo duket se po i shijon ato më së miri. Ilda është shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram, ndërkohë së fundmi një nga ndjekësit e ka pyetur në Insta Story: “Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie?”

Ndërsa Ilda i është përgjigjur në mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë: “Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër ‘tironce’ shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë”, shkruan moderatorja në Insta Story, ku ka pozuar me orën “Rolex” në dorë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT