Bota

Si Bashkimi Evropian “ballkanizoi” Ballkanin


               Publikuar në : 10:17 - 06/11/19 A F

Nga Katerina Kolozova “Al Jazeera”

Më 18 tetor, Franca kundërshtoi e vetme nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë; për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Zyrtarë të lartë dhe udhëheqës të BE-së si Donald Tusk, Zhan Klod Junker. Si dhe komisionari i zgjerimit Johanes Han shprehen keqardhje për vendimin e Parisit.

Studiues dhe analistë të ndryshëm, e cilësuan veton e presidentit francez si një “gabim” të madh. Duke e arsyetuar “jo”-në e tij historike për hapjen e negociatave, Makron tha se ai nuk mund t’i garantojë dot qytetarët e vendit të tij. Se “gjithçka po shkon aq mirë, sa që ne do t’i hapim negociatat me këto vende”. Kur ka “mijëra e mijëra” shqiptarë që po aplikojnë për azil në Francë.

Frika nga emigracioni nga brenda Evropës, tradhton një pikëpamje që nuk i sheh si të barabartë gjithë evropianët. Pra disa evropianë, janë dukshëm më evropianë se sa të tjerët. Ndaj nuk është ndonjë habi pse instrumentet dhe nismat e ndryshme. Të cilat kanë qenë pjesë e procesit të integrimit evropian, emërtohen si “evropianizim”.

Mesa duket, qenia në një kontinent, ndarja e një trashëgimie kulturore të ngjashme. Nuk ka lidhje me “evropianizimin”. Përkundrazi, njësia matëse e të qenit vërtet një evropian; duket se është nga një shtetet e pasura neoliberale, kapitaliste. Dhe sidomos nga një fuqi e mëparshme koloniale, që gëzon ende disa privilegje post-koloniale.

Të gjitha vendet e mëparshme komuniste në kontinent, pritet që ta imitojnë këtë model. Përmes të ashtuquajturit proces integrues, duke marrë “masa”. Kopjuar “instrumente” dhe kryer “reforma” të diktuara nga teknokratët perëndimorë.

Premisa e këtij procesi, tradhton një supozim të fshehtë në lidhje me tendencat drejt amullisë. Dhe korrupsionit në vendet e Evropës Lindore, e veçanërisht në Ballkan. Siç e ka theksuar historiania bullgare Maria Todorova në librin e saj “Imagjinimi i Ballkanit”. Evropa Perëndimore e ballkanizoi Ballkanin në të njëjtën mënyrë si orientalizoi Orientin (sipas historianit Eduard Said).

Në këtë linjë mendimi, disa evropianë perëndimorë mund të më perceptojnë edhe mua se po shkruaj nga pozitat e një “emigranteje” të mundshme. E megjithatë unë pohoj se unë jam duke shkruar si një qytetare evropiane. Unë u rrita në Jugosllavinë socialiste, ku edukimi dhe e gjithë pikëpamja jonë mbi botën. Përkundër inkuadrimit të saj ideologjik, ishte evropiane për sa i përket traditës dhe vizionit të së ardhmes.

Për më tepër, federata jugosllave ishte mjaft e hapur ndaj Evropën Perëndimore. Dhe i lejonte qytetarët e saj të lëviznin lirshëm në Perëndim. Pas shpërbërjes së saj, të gjithë menduam me naivitet se do të hynim menjëherë në Bashkimin Evropian. Pasi tek e fundit, ne ishim evropianë, ishim nga Evropa. Dhe mendonim se i përkisnim gjithnjë asaj.

Kjo pritshmëri ishte spontane, dhe ndjehej si realisht “e natyrshme”. Prandaj kur në vitet 1990, BE kërkoi nga ne t’i nënshtrohemi ”evropianizimit” përpara se të bëheshim “evropianë” në letër; kjo na u duk si një shuplakë e fortë në fytyrë. Ndiheshim të poshtëruar, por duhej ta pranonim këtë “shuplakë” nga motrat dhe vëllezërit tanë më të “sofistikuar”; më të zhvilluar dhe më të pasur evropianë.

Ne nisën ta shihnim “demokracinë e tyre të përparuar” në mënyrë jo kritike, si të ishte modeli më i mirë dhe i vetëm për zhvillim dhe mirëqenie. Në fakt, ai është dëshmuar kohët e fundit, se është shumë më i brishtë ndaj sulmit nga ekstremi i djathtë sesa besonim. Duke qenë nën procesin ballkanizues të Perëndimit, ne u detyruam të besonim në inferioritetin tonë të lindur.

Kësisoj, ne nisëm një transformim të madh. E çmontuam sistemin tonë socialist, i privatizuam të gjitha industritë tona, shkurtuam fondet për shërbimet themelore si arsimi dhe kujdesi shëndetësor, ri-mësuam se si të jemi konservatorë, duke braktisur idealet e barazisë gjinore dhe shekullarizimin e fortë, që e trashëguam nga gjysmë shekulli socializëm.

Mbi rrënojat e një sistemi tjetër, por plotësisht të zhvilluar, dhe midis amullisë që shkaktoi disa vite konfliktesh, nga ne u prit të ndërtonim nga e para një demokraci liberale tërësisht të zhvilluar perëndimore. Shoqëria jonë u shkatërrua, dhe pritej që së shpejti të ndërtonim një të re, të krijonim institucione të reja, dhe një mentalitet të ri.

A thua se kishte diçka thellësisht të gabuar ose “jo-evropiane” në mentalitetin tonë të mëparshëm. Ky proces i shkatërrimit dhe ndërtimit të një sistemi të tërë, u quajt me eufemizëm “tranzicion”. Ishte diçka e parashikueshme, që ai nuk kaloi as shpejt dhe as me sukses: Konkurrenca nuk ishte e ndershme.

Hapja e tregjeve tona drejt kapitalizmit të zhvilluar të Perëndimit, dhe ndërmarrja e reformave neo-liberale, i thau burimet tona njerëzore dhe ekonomike, ndërsa ne mezi përpiqemi të qëndrojmë në këmbë.

Ndërkohë, ndikimet konservatore “jo-evropiane” u përhapën në rajonet kryesisht laike dhe tejet multikulturore të ish-Jugosllavisë. Forcat e tjera gjeopolitike, ndikimin e të cilave e ka frikë BE (Rusia, Kina, Turqia, Arabia Saudite etj), arritën të ndërhyjnë dhe minojnë procesin e panevojshëm të “evropianizimit”, që kishte synuar Perëndimi.

Kështu, ndërsa po bënim hapa pas, dhe duke qëndruar në paradhomën e BE-së, ne nisëm gradualisht të “de-evropianizohemi”. Sot pas gjithë asaj që ndodhi, është e qartë se BE nuk do të ketë stabilitet dhe prosperitet, nëse nuk angazhohet për krijimin e një territori vërtet të unifikuar në kontinent.

Një bashkim, me copa territoresh që nuk i përkasin BE-së, dhe që mbetet i pazhvilluar dhe i hapur ndaj ndikimeve konservatore “jo-evropiane”, do të sjellë në mënyrë të pashmangshme degradim, pakënaqësi dhe shpërbërje nga brenda. Unioni duhet të përpiqet të bëhet Evropë dhe anasjelltas, dhe që kjo të ndodhë ai duhet të ri-gjejë vetveten.

Në vend se ta shohë veten si një klub elitar, Brukseli duhet të adoptojë një qasje integruese më gjeopolitike dhe horizontale, si dhe të përqafojë faktin që ekziston më shumë se sa një koncept i “Evropianizimit”.

Që të kemi një BE më “të integruar politikisht”, ose një Evropë më të “integruar politikisht”, politikanët e Evropës Perëndimore si Emanuel Makron, duhet të dëgjojnë më shumë instinktet e tyre politike realiste. Sesa argumentet teknokratike, që zbulojnë një racizëm pervers liberal, që na shitet si një “shqetësim procedurial”./ TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT