E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Si atëherë kur ra tërmeti, edhe tani/ Rama ka të njëjtin mesazh për Bashën

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” ka dhënë një mesazh për Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Siç e pohoi edhe vetë kryeministri, mesazhi që dëshiron t’i japë aktualisht Bashës është i njëjti me atë që i ka dhënë në kohën kur ra tërmeti i 26 nëntorit: “Nuk është koha për aksione opozitare, është koha për të qenë një”.

Blendi Fevziu: Çfarë mesazhi keni për Bashën?

Rama: “Atë mesazh që kam pasur kur patëm tërmetin, atë mesazh që ka një njeri normal në një kohë anormale. Kjo nuk është koha për aksione opozitare, për task-forca opozitare, propozime opozitare, është koha për të qenë një.

Unë ndjek përveç të tjerave se si sillen opozitat në vendet e tjera. Një opozitë e ndërgjegjshme që ka diçka për të thënë ose për të nxitur nuk del në televizor për ta bërë. Por, shkon në kanalin e duhur që është kanali i komunikimit institucional.

Spanja para dy ditësh ka shpërndarë masivisht të gjitha maskat stok të cilave u kishte kaluar afati. Kalimi i afatit të maskave është si e parfumit, i cili nuk e ka efektin 100%, por 98% etj”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe...

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...