E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Si arrijnë të shmangin Covid-19 sistemet imunitare të fëmijëve

Fëmijët e vegjël, përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të të prekurve nga Covid-19, një tendencë që i ka habitur shkencëtarët. Tani provat në rritje sugjerojnë edhe cila mund të jetë arsyeja:sistemi imunitar i fëmijëve, duket se është më i pajisur për të eleminuar SARS-CoV-2 sesa ai i të rriturve.

“Fëmijët janë shumë të përshtatur për të reaguar, dhe shumë të mirë-pajisur për t’iu përgjigjur viruseve të reja”-thotë Dona Farber, imunologe në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork. Edhe kur janë të infektuar me SARS-CoV-2, fëmijët ka më shumë të ngjarë të përjetojnë një formë të lehtë të sëmundjes,ose të jenë asimptomatikë .

Një tjetër e dhënë tregon se reagimi i fëmijëve ndaj virusit ndryshon nga aii të rriturve, kjo për shkak se disa fëmijë zhvillojnë simptoma dhe antitrupa Covid-19 specifike për SARS-CoV-2, dhe nuk dalin asnjëherë pozitivë ndaj virusit në një test standard RT-PCR.

Në një studim të fundit, 3 fëmijë nën 10-vjeç nga e njëjta familje zhvilluan antitrupa SARS-CoV-2 – dhe 2 prej tyre madje përjetuan simptoma të lehta – por asnjëri nuk rezultoi pozitiv në RT-PCR, pavarësisht se u testuan 11 herë në 28 ditë, ndërsa ishin në kontakt me prindërit e tyre, të cilët kishin rezultuar pozitivë.

Sistemi i tyre imunitar e sheh virusin, “dhe ai thjesht krijon një përgjigje imune, të shpejtë dhe efektive, që ia mbyll menjëherë rrugët, para se ai të ketë një shansi për t’u shumuar deri në atë pikë sa të dalë pozitiv në testin diagnostikues të tamponit”- thotë Melani Niland, imunologia që studioi familjen në fjalë, nga Instituti Kërkimor i Fëmijëve Murdok në Melburn të Australisë.

Madje, edhe tek fëmijët që kanë përjetuar ndërlikimet të rënda nga virusi, por gjithsesi shumë të rrallë për t`u quajtur sindromi inflamator multisistemik, në përgjigje të infeksionit SARS-CoV-2, studimet raportojnë se shkalla e rezultateve pozitive në RT-PCR varion nga vetëm 29 deri në 50 për qind.

Farber thotë se llojet e antitrupave që zhvillojnë fëmijët, na ofrojnë shumë të dhëna rreth asaj që po ndodh. Në një studim të bërë mbi 7 nga 32 të rritur, dhe 47 fëmijë të moshës 18 vjeç, ose më të vegjël, ajo dhe kolegët e saj zbuluan se fëmijët prodhonin kryesisht antitrupa që synonin proteinën mbështjellëse të SARS-CoV-2, që virusi përdor për të hyrë në qelizat e njeriut.

Të rriturit gjeneruan antitrupa të ngjashëm, por ata zhvilluan gjithashtu antitrupa kundër proteinës nukleokapsid, që është thelbësore për shumimin viral. Farber thotë se proteina nukleokapsid çlirohet zakonisht në sasi të mëdha vetëm kur një virus është i përhapur në trupin e njeriut.

Lexo edhe :   Testim i detyruar dhe karantinë/ Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm

Fëmijëve u mungonin antitrupat specifikë nukleokapsid, gjë që sugjeron se ata nuk përjetojnë infeksion të përhapur, thotë Farber. Reagimet imune të fëmijëve, duket se janë në gjendje që ta eleminojnë virusin para se ai të shumohet në një numër të madh, thotë ajo.

Ekspertja sugjeron se arsyeja që fëmijët kanë mundësi ta neutralizojnë virusin, është se qelizat e tyre T janë relativisht naive. Qelizat T, janë pjesë e sistemit imunitar adaptues të trupit, që mësojnë të njohin patogjenët që hasin gjatë gjithë jetës.

Lexo edhe :   Covid/ Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë popullatës

Farber thotë se për shkak se qelizat T të fëmijëve janë kryesisht të “pa trajnuara”, ato mund të kenë një kapacitet më të madh për t’iu përgjigjur viruseve të reja – një dukuri që ajo po studion në një mënyrë më të hollësishme.

Por prova të tjera sugjerojnë se situata nuk është rozë:një studim që përfshinte njerëz të prekur me Covid-19, që përfshinte 65 fëmijë dhe të rinj nën moshën 24 vjeç, së bashku me 60 të rritur, zbuloi se të rriturit kishin një përgjigje më të fortë të qelizave T ndaj virusit, sesa fëmijët dhe të rinjtë.

Por Farber thotë se studimi mati përgjigjet e qelizave T të kujtesës, të cilat janë shumë më pak të zhvilluara tek fëmijët, sesa aktiviteti naiv i qelizave T. Aftësia e fëmijëve për të neutralizuar virusin mund të lidhet gjithashtu me faktin se ata kanë një përgjigje të fortë të lindur imune që nga lindja, thotë Alasdair Munro, që studion sëmundjet infektive pediatrike në Spitalin Universitar Sauthempton, Britania e Madhe.

Fëmijët janë gjithashtu rezervuari kryesor për koronavirusët sezonalë, që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme. Disa studiues kanë sugjeruar që antitrupat për këto koronaviruse mund të japin një mbrojtje kundër SARS-CoV-2, por Munro thotë se provat për këtë janë të përziera

Ndërkohë ka prova, se kur fëmijët janë të ekspozuar ndaj virusit, ata marrin një dozë më të vogël virale sesa të rriturit, pasi hundët e tyre përmbajnë më pak receptorë ACE2, që virusi i përdor për të pasur qasje në qeliza.

Burimi i lajmit: https://www.nature.com/articles/d41586-020-03496-7

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...